NË SHTOJ TË RI DHE NË VRAKË MBETURINAT LULËZOJNË ÇDO DITË, INSTITUCIONET PËRGJEGJËSE NUK REAGOJNË

Banorët e fshatit Shtoj i Ri në njesinë administrative Rrethina, përballen me një pamje aspak të bukur çdo ditë nga mbeturinat, ku në pamundësi zgjedhje tjetër bëhen bashkëfajtorë duke hedhur mbeturinat në perroin afër hekurudhës.Aroma e keqe që shpërndahet, por edhe sëmundjet e mundshme që mund të vijnë si pasojë e mbetjeve e bëjnë këtë situatë akoma edhe më alarmante.

Një situatë e tillë tregon mosmenaxhimin e duhur nga ana e institucioneve përgjegjëse të mbetjeve në këtë zonë, por edhe mungesën e ndërgjegjësimit të banorëve të cilët i hedhin mbetjet vend e pa vend. Në territorin e Shkodrës, mbetjet urbane janë kthyer në një kangrenë dhe situata çdo ditë e më shumë po del jashtë kontrollit.

Kjo panoramë trishtuese nuk po shqetëson askënd, as pushtetin vendor për vendosjen e kazanëve të mbeturinave, dhe as Inspektoriatin e Mjedisit i cili paguhet për këtë gjë.Ndërkohë edhe në fshatin Boriq i Madh të Malësisë së Madhe, situata e mbeturinave vijon të mbetet një problem i pazgjidhur. Pamja që shihni nuk është aspak normale. Pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij, kanali është mbushur me mbeturina të ndryshme, të cilat duke mos u pastruar ndër vite, janë grumbulluar aty duke u kthyer gati në një vend depozitim mbeturinash.

Kjo kronikë shkon si apel për çdo institucion që ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë në shërbimin sa më të mirë të komunitetit, pasi ajo është edhe arsyeja që janë zgjedhur në postet ku ngrohin karrigen.

 

Rikthehen mbetjet tek “Varrezat e Dëshmorëve”/E moshuara: Janë helmuar disa bagëti, ka mbetje të rrezikshme

Muajt e fundit kanë nisur që të rikthehen serish mbetjet inerte pranë Varrezave të Dëshmorëve në periferi të Shkodrës gjë e cila është kthyer...

Marjan Ndershtiqaj, me ekipin drejt fitores më 11 Maj, çdo hap më afër realizimit të vizionit për Shkodrën tonë

Me ekipin drejt fitores më 11 Maj, çdo hap më afër realizimit të vizionit për Shkodrën tonë më të fortë dhe më të zhvilluar. #PS🌹 #PërShkodrën...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndershtiqaj: Strukturat e PS në ZAZ2, familja ime e dytë

Marjan Ndershtiqaj ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë...

AKU Shkodër bllokon vezë të pasigurta/Haderi: U gjobitën 2 subjekte

Pas marrjes së informacionit për një alert në lidhje...