BENET BECI: MUNGESA E BASHKËPUNIMIT TË BASHKISË ME QEVERISJEN QENDRORE PO NDIKON NË CILËSINË E JETËS SË SHKODRANËVE

Deputeti i Partisë Socialiste Benet Beci ka zhvilluar një takim me 12 të rinj vullnetarë dhe kryetarin e Shoqatës së invalidëve në Shkodër.Si vëzhgues të mirë të problematikave në qytet, ata nuk ngurrojnë të tregojnë disa shqetësime si biçikletat, makinat e parkuara kudo, tregjet, mbeturinat etj.

Në takim te Shoqata e invalidëve me 12 të rinj vullnetarë dhe kryetarin e shoqatës Saimir Beqiri.Ata janë vëzhgues të mirë të problemeve në qytet dhe nuk ngurrojnë të tregojnë disa shqetesime; biçikletat, makinat e parkuara kudo, tregjet, mbeturinat, problemin e parkingut, që edhe pse është bërë për invalidët, nuk po respektohet.”

Beci thotë se mungesa e dialogut dhe bashkëpunimit të Bashkisë me qeverisjen qendrore, po ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve.

“E dallojnë qartë diferencën e situatës në Shkodër me atë në qytetet e tjera. Mungesa e dialogut dhe bashkëpunimit të Bashkisë me qeverisjen qendrore po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Iu tregova atyre disa raste të sukseshme të prioritizimit të investimeve në infrastrukturën rrugore, realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, përmes planifikimit dhe administratimit të investimeve. Folëm edhe për raste konkrete se si këto ndërhyrje mund të bëhen në Shkodër, nëse është vullneti i duhur.Institucionet vendore duhen ngritur financiarisht e institucionalisht. Ngritja e sistemit të shëndoshë është prioritet për të ardhur tek plotësimi i nevojave që kanë qytetarët dhe grupet e interesit sipas çështjeve të veçanta.
#shkodrapozitive”

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...