U premtua në djep/ Shkrimtarja rrëfen historinë e adoleshentes që u vra për dashurinë

Një rrëfenjë mbi vrasjen e një adoleshenteje në Steblevë të Gollobordës kur ajo ishte e re do të ngjallte kuriozitetin për të hedhur dritë mbi të shumë vite më vonë dhe për ta përjetësuar në një roman me titullin “Orlina”.

 

“Ishte një histori tronditëse, një vrasje në fshat para shumë vitesh. Është një histori e vërtetë, mu desh të shkoj në vend të shikoj ku është zhvilluar kjo ngjarje dhe si. Kam biseduar me të motrën dhe ajo më ka treguar këtë histori tronditëse. Nuk më mbeti tjetër vetëm ta shkruaj. Mu desh kohë, të hulumtoja gazetat e kohës”.

 

Shkrimtarja Nexhi Baushi e ftuar në “Jeto me Orën” na zbuloi historinë e trishtë këtë 8 mars.

 

“Kur isha në moshë të re pas shkollës, muajt e verës shkoja në fshat në Steblevë. Një vit kur shkova mësova një histori të trishtë që ma tregoi halla e babait. Kanë vrarë të bijën e filanit. Në libër kam vënë emrat jetësorë të babait, vajzës dhe të fejuarit. Emrin e vrasësit nuk e kam vënë të vërtetë. Ngjarja ishte tronditëse për fshatin, nuk kishte ndodhur kurrë të vritej një vajzë adoleshente e fejuar për shkaqe banale. Më duhej të hulumtoja më tepër për këtë problem. Shkova në bibliotekë nëse ka ndonjë artikull të tillë. U detyrova të bisedoj me të motrën dhe kushëririn e tyre që kishte qenë hetues në një rreth tjetër. Ai më nxiti të shkruaj këtë libër”.

 

Rrethanat e vrasjes

“Shumë vite përpara kur kjo sapo kishte lindur i ati i jep fjalën një mikut të tij që kur të rriten fëmijët do të fejohen. Vajza u rrit, u bë 15 vjeçe. Mbaroi 7-vjeçaren. Në muajt e verës ndihmonte familjen për të prerë dru dhe kullotur bagëtinë. Ajo njeh një djalë që kulloste bagëtitë. Kaluan muaj dhe vite, njohja e tyre u bë më e thellë sa kaloi në ndjenjë. Folën familjet dhe u fejuan. Por personi tjetër që kishte marrë fjalën nga i ati i vajzës u trondit dhe nuk i erdhi mirë që vajza ishte fejuar me një tjetër. Sherri hyri mes tre familjeve dhe çudia më e madhe ishte se ata ishin djem xhaxhallarësh dhe asnjë nuk dinte historinë e njëri-tjetrit. Djali që e pësoi zhgënjimin ishte i sëmurë, kishte kaluar një sëmundje të rëndë i vogël që i la pasoja në sistemin mendor. Kur mori vesh fejesën i hyri një xhelozi e frikshme që çoi në një akt të dhunshëm”.

 

Fort e lumtur për mundi të konkretizojë punën, shkrimtarja thotë se si për ironi ky libër u botua me 1 mars të këtij vitit, ditën kur në Tiranë u morën tre jetë të pafajshme grash.

 

“Me 1 mars më doli libri nga botimi, një datë e trishtë ko po atë ditë në Tiranë u dëgjua vrasja e tre grave.Brenda librit janë gërshetuar shumë ngjarje, historia e dashurisë së kësaj vajzës, historia e dasmës, momentet e vrasjes, hetimit, gjykimit”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...