Hidhen dyshime për skandal me votat e publikut, nxirret një sondazh që eliminon Olta Gixharin

Vërtetësia e produksionit të “Big Brother VIP” është vënë disa herë në dyshim duke filluar që nga votat e publikut e deri tek skenarët e përgatitur. Audienca ka ngelur shpesh e pakënaqur nga vendimet që u janë komunikuar banorëve përsa i përket të eleminuarit të rradhës, apo edhe të preferuarit.

 

Në nominimin e fundit mes Armaldos, Kristit dhe Oltës, pjesa më e madhe e audiencës kanë kërkuar largimin e kësaj të fundit mirëpo nuk ndodhi kështu.

 

Të shtunën u komunikua se i eleminuari do të ishte Kristi, por edhe ai kishte një biletë kthimi.

 

Ndaj mbrëmjen e djeshme banori i “Big Brother 2”, Elton Tozaj, ka nisur një peticion për publikimin e votave nga ana e kompanisë celulare “Vodafone”.

 

Ditën e sotme është publikuar vetëm një pjesë e votave, por edhe pse 30 mijë vota nuk janë bërë ende publike, shihet rezultati i thellë i mesazheve për eleminimin e Olta Gixharit e cila ka patur plot 83.637 vota. Më pas vjen Armaldo me 7.628 vota dhe së fundmi Kristi me 4.828 vota për eleminim.

 

“Në vetëm 2 orë peticion me mbi 2 mijë firma të mbledhura në kohë rekord bashkë me @luizkryefjala arritëm të nxjerrim një pjesë të vërtetës! Mungojnë akoma dhe 30 mijë mesazhe! Do dalin dhe ato deri në fund! Shifrat flasin vetë kush duhet të kishte dalë! Vazhdojmë firmosjen! Secili nga ne duhet të rimbursohet!”– ka shkruar ish banori në postimin e tij.

“Benet Beci është i paparë”/ Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi deputeti në momentin e vështirë

Kryefjala e Big Brother, këngëtari Luiz Ejlli i cili shpesh thotë që është i djathtë, ka dhënë vlerësime maksimale për kandidatin e PS për...

Mungojnë fushat sportive publike, Herion Faslija: T’i biem rreth e përqark për të kërkuar një fushë sportive

Nje nder problemet e shumta ne qytetin e Shkodres qe prek sidomos femijet dhe te rinjte qe kane pasion sportin, eshte mungesa e kendeve...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME