FOTO/ “Ishalla kam fituar 10 mijë ndjekës”, Luizi nuk e di çfarë ka bërë

Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në një prej personazheve më të përfolura të momentin që kur u bë pjesë e Big Brother VIP Albania.

 

Artisti nga Shkodra ka fituar zemrat e publikut me humorin e tij, energjinë dhe debatet që krijon me banorët e tjerë.

 

Që është më i pëlqyeri e dëshmojnë edhe shifrat marramendësi që ka arritur në rrjete sociale, vetëm në TikTok emri i tij ka shkruar në 1.3 miliard shikime.

 

Ndërkohë, Luizi numëron gjithashtu mbi 568 mijë ndjekës në Instagram, llogari e cila u hap pas hyrjes së tij në BBVA.

 

Por, këtë suksese të tij këngëtari nuk e imagjinon dot pasi herë pas here ka thënë që shpreson të paktën të ketë fituar disa ndjekës deri më tani.

 

Edhe së fundmi teksa fliste me banorët, Ejlli u shpreh se ndonëse një dron i erdhi ku thuhej që ka arritur një miliard klikime ai nuk kishte arritur ta besonte këtë.

 

Madje, Luizi tha se shpreson që në Instagram të ketë arritur 10 mijë ndjekës deri të tani.

 

“Para një muaji erdhi një dron dhe shkruante ‘Luani një miliard klikimi’, ne menduam se po talleshin por paska qenë e vërtetë, unë nuk kam pasur Instagram kur kam hyrë brenda i kam thënë një shoqes më ka thënë se kur të hysh do ta hapi, ishalla i kam kapur 10 mijë, boll kam, sepse jam nga zero”, ka thënë Luizi.

 

Por, me vazhdimin e Big Brother VIP Albania me shumë mundësi ky numër i ndjekësve dhe klikime në emrin e tij do të vazhdojë të rritet gjithashtu.

 

 

 

“Benet Beci është i paparë”/ Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi deputeti në momentin e vështirë

Kryefjala e Big Brother, këngëtari Luiz Ejlli i cili shpesh thotë që është i djathtë, ka dhënë vlerësime maksimale për kandidatin e PS për...

Mungojnë fushat sportive publike, Herion Faslija: T’i biem rreth e përqark për të kërkuar një fushë sportive

Nje nder problemet e shumta ne qytetin e Shkodres qe prek sidomos femijet dhe te rinjte qe kane pasion sportin, eshte mungesa e kendeve...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME