Balina ‘degjeneron’ produksionin dhe Arbanën: I rreshtuan listën e ish-të dashurve para miliona shqiptarëve, vetëm për …”

Balina Bodinaku ka reaguar ndaj videos që iu transmetua Kiarës si avantazh mbrëmjen e të martës në prime. Balina reagon ashpër: Për qëllime spektakli i rreshtuan

 

Ish-opinionistja e Big Brother VIP shprehet se për qëllime spektakli po përdoren terma delikate dhe se transmetimi i asaj videoje para Kiarës ishte e gabuar.

 

“Mua nuk më ka kaluar ende shija e keqe e avantazhit që fitoi Kiara. Dhe kjo jo thjesht për keqardhje ndaj situatës, në të cilën u vendos ajo vajzë, por edhe sepse kjo situatë na bën më të ndjeshëm pasi na prek të gjithëve.

 

Prej kohësh në Big Brother po ndodh përdorimi dhe instrumentalizimi i termave shumë të rëndësishme dhe delikate si feminizmi, sek si zmi, dh una ndaj gruas apo bull izimi për qëllime të strategjive në lojë apo për qëllime të show-t dhe spektaklit.

 

Nuk ka asgjë spektakolare dhe asgjë feministe që t’i rreshtosh një vajze në formën sesi u bë, listën e ish-të dashurve, para miliona shqiptarëve, duke e bërë atë të ndihet e turpëruar dhe e zvogëluar”, tha ndër të tjera Balina.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Çdo ditë n’Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm t’amëlcimi

Asht nadje heret nan Rozafat. Përlotem tue e mallnue...

Shkodra priti ndërrimin e viteve në shesh me spektakël si asnjë qytet tjetër

Qytetarët pritën Vitin e Ri në shesh me një...

Qeveria shqiptare akordon pension të posaçëm për prof. Zef Çobën

Akordimi i pensionit të posaçëm nga qeveria shqiptare për...

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...