Balina Bodinaku kundra Big Brother: I rreshtuan Kiarës ish-të dashurit për show

Ish-opinionistja e Big Brother VIP ka reaguar në lidhje me informacionet që iu dhanë Kiarës në prime e kaluar.

 

Sipas Balinës, gjithçka po përdoret për spektaklin.

 

“Mua nuk më ka kaluar ende shija e keqe e avantazhit që fitoi Kiara. Dhe kjo jo thjesht për keqardhje ndaj situatës, në të cilën u vendos ajo vajzë, por edhe sepse kjo situatë na bën më të ndjeshëm pasi na prek të gjithëve. Prej kohësh në Big Brother po ndodh përdorimi dhe instrumentalizimi i termave shumë të rëndësishme dhe delikate si feminizmi, seksizmi, dhuna ndaj gruas apo bullizimi për qëllime të strategjive në lojë apo për qëllime të show-t dhe spektaklit.

 

Nuk ka asgjë spektakolare dhe asgjë feministe që t’i rreshtosh një vajze në formën sesi u bë, listën e ish-të dashurve, para miliona shqiptarëve, duke e bërë atë të ndihet e turpëruar dhe e zvogëluar”, tha ndër të tjera Balina.

Mungojnë fushat sportive publike, Herion Faslija: T’i biem rreth e përqark për të kërkuar një fushë sportive

Nje nder problemet e shumta ne qytetin e Shkodres qe prek sidomos femijet dhe te rinjte qe kane pasion sportin, eshte mungesa e kendeve...

“Benet Beci është i paparë”/ Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi deputeti në momentin e vështirë

Kryefjala e Big Brother, këngëtari Luiz Ejlli i cili shpesh thotë që është i djathtë, ka dhënë vlerësime maksimale për kandidatin e PS për...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME