Armaldo publikoi mbrëmë këngën e tij, TCH ia “fút” me lezet njësoj siç bëri me Luizin

Pas suksesit të madh të këngës së Luiz Ejllit për Kiara Titon “Me ty”, e cila u publikua në ‘Youtube’ e Top Channel, të njëjtin fat do ketë edhe ajo e Armaldo Kllogjerit.

 

Maestro, këndoi mbrëmjen e kaluar këngën dedikuar grave dhe femrave me rastin e ‘8 Marsit’. Ai kishte bërë kërkesë në dhomën e rrëfimit, për krijimin e kësaj këngë, derisa produksioni, i dha shansin e e ndihmoi që ta bënte realitet dëshirën.

 

Por kënga do jetë në faqen zyrtare të Top Medias, e të gjitha fitimet nga klikimet do jenë të tyre. Kështu u veprua edhe me këngën e Luizit, e cila për tre javë ka arritur 3.7 milionë klikime.

 

Armaldo i ka bërë një kërkesë të veçantë Vëllait të Madh për të krijuar një këngë dedikuar grave në ditën e tyre. Maestro performoi në oborr duke dhuruar shumë emocione.

 

Ai surprizoi banorët dhe gjithë publikun në studio. Pasi performoi këngën dedikuar grave, Armaldo u surprizua nga vajza e tij e cila e priste në living.

 

Ai u shpreh se ndihej shumë i emocionuar dhe falenderoi Vëllain e Madh për surprizën e bërë.Nga ana tjetër vajza i uroi finalen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...