PLAGOSJE ME THIKË NË SHKODËR, POLICIA SHOQËRON AUTORIN

Nje plagosje me thike ka ndodhur ne lagjen “Rus” ne qytetin e Shkodres.

 

Sipas informacioneve te para, policia ka shoqeruar autorin ndersa i plagosuri ndodhet ne spital nen kujdesin e bluzave te bardha jashte rrezikut per jeten.

 

Vijojne hetimet per zbardhjen e shkaqeve te plagosjes.

 

Policia ne komunikaten e tyre zyrtare bejne me dije se:

 

Shkodër

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 38-vjeçar, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shoqërohet menjëherë nga Policia, autori i dyshuar.

 

Rreth orës 11:30, në lagjen “Rus”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur me mjet prërës (thikë), shtetasi A. B., 38 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, i cili ndodhet në spitalin e Shkodrës, në kujdesin e mjekëve.

 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, shërbimet e Policisë identifikuan dhe shoqëruan menjëherë në ambientet e Policisë, autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin M. Ç., 78 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Prinderit që i bërtasin cdo ditë fëmijëve. Ja pasojat negative që do kenë kur të rriten

Psikologet tregojne se nje nga gabimet qe bejn prinderit...

Pas dy shtatëzanive me binjake doja një bebe tjetër, u habita kur pash cfare me doli ne eko

Një nënë e cila tashmë kishte dy cifte binjakësh...

Autobuzi me 20 femije del nga rruga bie ne humnerë

Një autobus me nëntëmbëdhjetë gjimnazistë është ka dalë nga...

34 vjecarja kujdesej për të moshuarit i vjedh 75 mijë paund nga karta e bankës

Një femer e varur nga bixhozi dhe droga vodhi...