PARUKIERJA SHKODRANE: 20 VITE VUAJTJE, JA SI IA DOLA

Nga Senad Nikshiqi

 

Ishte vetëm 19 vjeçe kur Fatmira Osmeni nga Shkodra, sot një parukiere për shkak të kushteve të dobëta ekonomike emigroi drejt Greqisë. Atje u martua dhe lindi fëmijën e parë, djalin i cili është autik duke mos mundur as ta regjistrojë për shkak se çifti nuk kishte dokumentacion në shtetin grek. Pas 8 vitesh në Greqi, 39 vjeçarja u kthye në Tiranë duke qëndruar për shtatë vite dhe prej tre vitesh ndodhet në Shkodër.

 

Fatmira lindi edhe fëmijën e dytë në Shqipëri dhe mes shumë vështirësive duke u ndihmuar nga një shoqatë dhe bashkia Shkodër, arriti që në pereferi të hapë një parukeri këto dy vitet e fundit me të cilën mban familjen.

 

39 vjeçarja thotë se pavarësisht vështirësive ekonomike dhe djalit autik që ka, ia ka arritur që të punojë duke gjetur forcë tek vetja.

 

Shpesh herë në këto 20 vite nëna e dy fëmijëve ka patur pikëpyetje të mëdha nëse do të mund ta përballonte jetën sëbashku me bashkëshortin e saj. Edhe sot që punon vështirësitë janë të shumta për shkak se numri i klienteve të saj është në rënie nga emigrimi i përditshëm.

 

39 vjeçarja e cila kujdeset për dy fëmijët e saj, djalin autik 16 vjeçar dhe djalin e vogël 10 vjeç por edhe ka gjetur mundësinë të punojë, ka një mesazh për të gjitha nënat që të mos dorëzohen asnjëherë sepse një ditë do t’ia dalin pavarësisht gjitha pengesave.

 

Shumë gra e vajza shkodrane e shqiptare mund të jenë në situata të vështira për shkak të pamundësive ekonomike apo edhe problemeve të tjera por 8 marsi përveçse një festë është edhe një moment që të gjithë të reflektojmë për t’i munduar, vajzave, grave një jetë në kushte sa më normale.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...