Banorja e re e BBV: Kam takuar Ronaldon te semafori! Sa më pa më buzëqeshi! Ndërsa Neymarin…

Një duel epik mes Kristiano Ronaldos dhe Nejmar për Jori Dellin, banoren më të re të Big Brother VIP në Shqipëri. Kjo është ajo që e lidh modelen bukuroshe me dy yjet e futbollit.

 

Por në fakt, nuk bëhet fjalë për një romancë apo ndonjë histori për gazetat rozë, bëhet fjalë vetëm për një bashkëpunim profesional për një spot televiziv,

 

ky shfaqen futbollisti portugez dhe ai brazilian, të cilët duelonin mes tyre për bukuroshen shqiptare. Vetëm një reklamë argëtuese për një kompani transmetimesh televizive dhe asgjë më shumë.

 

Në emisionin e njohur italian “Tiki Taka”, Jori tregoi se bashkëpunimi kishte qenë thjesht profesional dhe se nuk kishte pasur asgjë tjetër.

 

Në periudhën kur është xhiruar reklama, në vitin 2019, ajo ishte e lidhur me Simone Kamoleze, djalin e ish-drejtorit teknik të ekipeve kombëtare, Xhankarlo Kamolese dhe zbuloi se ishte ndeshur me Ronaldon në semafor.

 

“Unë isha në makinë me ish-in tim teksa ai ishte me Rolls Royce. Ai më pa dhe më buzëqeshi”, shpjegoi banorja më e re e BBVIP.

Gruaja apo burri? Ekspertja zbulon se kush i menaxhon më mirë paratë

Arlinda Koleniço, përgjegjëse e zyrës së edukimit dhe botimeve në Bankën e Shqipërisë, tha në emisionin “Good Morning Albanians” se në Shqipëri vihet re...

“Drama” që nuk njeh fund/ Pas ndryshimit të emrit, fshihen të gjitha fotografitë nga Instagrami zyrtar i Luizit

"Drama" rreth llogarisë zyrtare në Instagram e Luiz Ejllit po vazhdon prej ditësh.   Këngëtari nga Shkodra që është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME