“Po kërcënon emrin tim”! Sabiani ofendohet nga deklarata e Qetsorit dhe i kthehet keq atij : Mos me c…

Shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’ është mbushur me banorë e debatet mes tyre nuk kanë të munguar. Më i freskti, ndodhi paraditen e sotme, mes Sabianit dhe Qetsorit, e shkak u bë një fjali e treguar nga Luizi. Ky i fundit, i tregoi Sabianit atë që Qetsori kishte thënë për të.

 

Sipas Luizit, Qetsori kishte thënë se Sabiani mund të eliminohet, pasi do gabojë. Pasi i vuri të dy përballë njëri-tjetrit, Qetsori e pohoi sërish atë që tha më herët. Sabiani u ndje i fyer, madje i kërkoi që të mos fliste më për të.

 

Nga ana tjetër, Qetsori shtoi se ky është mendimi i tij e se nuk e ndryshon dot. Sabiani ngriti pyetjen se mbase banori i ri di diçka më shumë, por Qetsori tha se nuk di asgjë por sipas asaj që shikon, Sabi rrezikon më shumë të largohet.

 

Biseda mes tyre: Luizi: Ti the do dali Sabi se do gabojë. Qetsori: Po. Sabiani: Ku e di ti se do gaboj? Qetsori: Ashtu mendoj. Sabiani: Di diçka nga jashtë?

 

Qetsori: Nuk ke gabuar deri tani, po ndoshta edhe gabon. Sabiani: Mungesë respekti është kjo që po bën. Sabiani: Mos u fut në lojë direkt, se kemi nerva. Se po flet në emrin tim. Po kërcënon emrin tim. Ti di informacione nga jashtë për mua dhe po e përdor.

 

Qetsori: Jo o vëlla. Nuk po ta kërcënoj emrin. Me sinqeritet nuk e kam përdorur emrin tënd.Sabiani: Mos bëj test me mua.

 

Qetsori: Nuk e kisha direkt me ty. Respektin e kam ekstrem, edhe pse them që mund të dalësh. Është mendim dhe opinion. Unë mendoj kështu, ishalla nuk gabon.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...