”Grushta dhe …”/ Plas sherri mes deputetëve në parlament (Video)

Ligjvënësit në Gjeorgji u përleshën brenda parlamentit ndërsa komisioni parlamentar po debatonte për një ligj të diskutueshëm për “agjentët e huaj” që kritikët thonë se është modeluar sipas legjislacionit drakonian në fuqi në Rusi.

 

Videot e transmetuara nga brenda parlamentit në Tbilisi, kryeqyteti i Gjeorgjisë, tregojnë konfliktin e dhunshëm midis ligjvënësve.

 

Në video shihet kryetari i komitetit të çështjeve ligjore, i cili goditi liderin e partisë opozitare Lëvizja e Bashkuar Kombëtare.

 

Koalicioni qeverisës i kryesuar nga partia “Ëndrra Gjeorgjiane” njoftoi muajin e kaluar se mbështet projektligjin, i cili gjithashtu do të duhet të kalojë nëpër faza të tjera miratimi.

 

Ligji do t’u kërkonte organizatave që marrin të paktën 20% të financimit të tyre nga jashtë të regjistrohen si “agjentë të huaj” dhe t’i vendosin ata nën mbikëqyrje nga Departamenti i Drejtësisë ose do të përballen me gjoba të rënda.

 

Kritikët e ligjit e krahasojnë atë me një ligj rus të vitit 2012, i cili po përdoret për të goditur nismat e shoqërisë civile dhe mediat e pavarura në Rusi. Ata thonë se ligji sinjalizon një zhvendosje drejt totalitarizmit.

 

Irakli Pavlenishvili, një aktivist për të drejtat civile dhe politikan i opozitës, tha: “Legjislacioni rus që tani i propozohet parlamentit është kundër interesave kombëtare të Gjeorgjisë, është kundër aspiratave tona europiane.”

 

Irakli Berea, një deputet nga partia qeverisëse “Ëndrra Gjeorgjiane”, i quajti ata që kundërshtonin ligjin “spiunë”. Fraksioni në fjalë pohon se mbetet i përkushtuar ndaj anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

 

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabisvili, ka thënë se do të vërë veton ndaj projektligjit, i cili nëse miratohet, sipas saj do të rrezikojë shpresat e Gjeorgjisë për t’u bashkuar me Bashkimin Europian dhe NATO-n.

 

Parlamenti mund të anashkalojë veton presidenciale. Muajin e kaluar më shumë se 60 organizata të shoqërisë civile dhe media thanë se nuk do të respektonin nëse ligji miratohej.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...