Sabiani i kërkon Kristit të mos merret me Keisin: Ti ke plane të tjera për jetën, mos shiko Luizin

Sabiani i ka kërkuar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë Kristit të mos merret me Keisin. Ata kanë folur veçmas të tjerëve në oborr dhe në një moment Sabiani i tha Kristit se ai ka objektiva të tjera për jetën dhe nuk është si Luizi që e kishte vënë si pikësynim që do gjente në Big Brother vajzën me të cilën do kalojë jetën.

 

Sabiani ia tha Kristit këtë gjë dy herë, fillimisht teksa pranë tyre ndodhej edhe Keisi me Luizin, e më vonë edhe larg tyre.

 

Biseda në oborr:

 

Kristi: Mua më pëlqen që unë dhe Keisi kuptohemi shumë mirë. Sabiani po të shihte që mes nesh ka ndonjë problem do kishte marrë masat e duhura

 

Sabiani: Ku e dimë ne objektivin e Kristit. Ka plane të tjera për jetën, prandaj në një reality show nuk mund të vendosësh për të ardhmen.

 

Kristi: Keisin me të vërtetë e kam shumë qejf

 

Sabiani flet me Kristin veçmas: Të thashë ti ke plane të tjera për jetën, kur e vendose ti…mos shiko Luizin se ai hyri me atë pikësynim, do gjej një vajzë të mirë…

 

Gjithashtu Sabiani foli edhe me të bijën duke i thënë se i ndodhi pikërisht ajo që kishte frikë me hyrjen e saj në Big Brother. Keisi nga ana tjetër e siguroi se asaj nuk i intereson asgjë vetëm që i ati të mos mërzitet.

 

Keisi: Nuk dua të jesh në presion dhe i shqetësuar. Unë hallin tënd kam. Pavarësisht çdo gjëje tek ty e kam kokën. S’mendoj gjëra tjera unë se s’më interesojnë para teje. Këtu brenda e humb gjithë fillin, e harron botën jashtë.

 

Sabiani: Kjo ishte frika ime, e mban mend çfarë të thoja? E kisha me dy mendje të futeshe apo të mos futeshe pastaj thashë pse t’ja pres rrugën vajzës. Por nga brenda ti e di që unë nuk doja.

 

Keisi: Duke qenë unë kaq e mirë, e sinqertë…bota është e ashpër, s’është për njerëz të sinqertë. Por unë këtë doja, t’i jepja një shtysë edhe vajzave që janë në moshën time që gjërat në jetë arrihen edhe duke qenë e drejtë, siç kam bërë unë. Kjo është loja ime këtu, të jem e drejtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...