Qytetari shkoi në protestë me kalë nga Laçi, ja thirrja që ka për Luizin

Shan Lugja vjen nga Laçi në Tiranë me kalë për të marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës. Në një intervistë për “Shqipëria live”, ai tregon se udhëton për gjashtë orë më kalin, që e quan Zoga.

 

“Kam zgjedhur kalin, sepse kali është simbol. E ka pasur heroi ynë Skënderbeu, e ka pasur Isa Boletini. Nisem në katër të mëngjesit dhe mbërrij në Tiranë në dhjetë”.

 

Shani thotë se Kurbini ku ai jeton, është shumë i varfër dhe banorët përballet me vështirësi të shumta ekonomike. Ndaj ai proteston, ndërsa në tubim shkon bashkë me kalin, të cilin ia ka lyer flokët ngjyrë blu, si ngjyra e PD-së.

 

Në intervistën me gazetaren e “Shqipëria live”, Shani ka një thirrje për disa personazhe të ekranit. “I bëj thirrje Arbana Osmanit, kam dëshirë për në Big Brother… i bëj thirrje Luizit të vijë në PD, Duma të më marrë në emision se më pëlqen politika”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shenjat e Horoskopit që martohen në moshë të re

Ka disa shenja që janë alergjikë ndaj martesës dhe...

“Mami, nuk ia dal dot më me babin”, nëna kujton mes lotësh fjalët e të birit 7-vjeçar

Pas 16 vjetësh martesë, në vitin 2019 Silvana vendos...