“Nëse kjo do i kishte ndodhur vajzave tuaja, çfarë do bëje ti?”/ Zhaklin përplaset me Ermionën

Situata mes Kiarës dhe Luizi u komentua edhe nga opinionistët.

 

Arbër: Më krijoi një gjendje jo normale dhe të këndshme. Ajo çfarë kam diskutuar gjithmonë në studio, janë limitet. Deri ku shkojnë limitet e lojtarëve? Nuk kemi çfarë komentojmë më këtu.

 

 

Zhaklin: E përgëzoj Kiarën për seriozitetin që ajo tregoi. Iu rikujtua edhe njëherë për fjalët që unë shpesh i kam thënë, që të vendosë kufi në marrëdhënien që ajo ka me Luizin. Më duhet sikur je aq e ngarkuar, sa ke nisur të dyshosh te vetja. Ke respekt dhe dashuri ndaj vetes. Është fiks ashtu siç u shprehe ti, ai nuk është pronari yt.

 

Unë mendoj që ti duhet të reflektosh nga kjo situatë. Të lutem jepi një mesazh vajzave shqiptare. Më erdhi shumë keq që Eva dhe Ermiona mbështetën Luizin. Nëse kjo gjë do i kishte ndodhur vajzave tuaja, në lavamanin e një shkolle, çfarë do mendoje ti? Është e vërtetë që jetojmë në një shoqëri maskiliste. Që në momentin kur dikush të thërret grua, aty të ka humbur identiteti. Ne duhet të shkojmë drejt shoqërisë demokratike dhe jo të bëjmë hapa mbrapa. Ju lutem na ndihmoni!

 

Ermiona: Nuk është Ermiona ajo që do e ndryshojë shoqërinë shqiptare. Ti më përmende vajzë, tani më dëgjo. Vajza ime nuk do ne fuste veten e saj në këtë situatë. Nuk është hera e parë, kjo gjë ndodhi edhe te rripi.

 

Zhaklin: Çfarë je duke thënë? Që një grua e dhunuar, nuk duhet shpëtuar?

 

Eva: Luizi nuk e ka kuptuar seriozitetin. Në atë rast, ai ka parë një kundërshtare, as të dashurën as gruan e tij.

 

Olta: Ky është një gabim.

 

Eva: Mos bëni tani sikur po vdisni për Kiarën.

 

Zhaklin: Si situata e Kiarës ka qindra e mijëra që ndodhet ashtu si ajo. Po ne çfarë do bëjmë, do heshtim? Nuk bëhet fjalë për Kiarën, bëhet fjalë për të drejtën e njeriut. Unë flas për të gjitha gratë. Nëse dikush mendon se ajo sjellje është normale, nuk ishte normale.

 

Eva: Nuk e bëri për të treguar forcën e tij si burrë.

 

Dea: Ne nuk mund t’ja përdorim situatat që kanë ndodhur Kiarës, kundër. Kiara ka bërë mirë që e ka stopuar tani, dhe uroj që të njëjtën gjë të bëjnë të gjitha vajzat.

 

Arbër: Ky është një nga ato momentet e ngjashme, kur edhe një vajzë përdori dhunë ndaj Luizit, reagimi ishte i njëjtë. Duhet të bijmë dakord, që kemi ardhur për të lujatur, por loja ka disa limite.

 

Ermiona: Unë nuk e pash aq tragjike. Tragjike ishte ajo që i ndodhi Valbonës, jo kjo.

 

Eva: Po ta vinit re, ai nuk e kuptoi. Nuk ka pse t’i diskutojmë kështu gjërat. Kiara po sillet shkëlqyeshëm dhe Luizi po reflekton.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...