Si u hoq Olta Gixhari nga puna në Teatrin Kombëtar, zbardhen detaje nga sherri me Hervin Çulin dhe padia e saj në gjykatë

Prej më shumë sesa 2 muajsh, Olta Gixhari është bërë pjesë e “Big Brother Vip” dhe habiti jo pak me këtë vendim të saj, pasi prej disa vitesh, ishte shkëputur nga jeta publike, për t’u larguar drejt Spanjës, ku dhe gjeti dashurinë

 

Olta ishte një nga aktoret më të dashura për publikun, pjesëmarrëse në shumë shfaqje dhe filma, por duket se dashuria e largoi nga ekrani, por edhe nga Shqipëria.

 

Jeta e saj ndryshoi totalisht me ardhjen në jetë të djalit të saj, Amar. Tashmë si nënë, prioriteti i saj do të ishte rritja e vogëlushit në Spanjë, duke hequr dorë nga profesioni i saj në vendin tonë.

 

Megjithatë pak para largimit nga vendi, ajo u hoq nga puna si aktore tek Teatri Kombëtar.

 

Olta Gixhari, e cila ishte e preferuar e shumë bashkëpunëtorëve, u pushua pa asnjë motivacion nga drejtori i atëhershëm, Hervin Çuli. Menjëherë aktorja zgjodhi të padisë institucionin për shkelje të kontratës.

 

Sipas paditëses, Olta Gixhari, zgjidhja e kontratës është bërë me efekt të menjëhershëm pa shkaqe të justifikuara. Ndërkohë që kërkonte dëshmshpërbim për zgjidhen e kontratës.

 

Teksa aktorja e njohur është brenda shtëpisë, duket se gjyqi ende vazhdon dhe nuk ka marrë një vendim për ankesën e saj.

 

Nërkoha Olta e ka akuzuar publikisht Hervin Çulin, se i jepte role vetëm gruas së tij, Adelina Muçës.

 

“Unë po them një bombe tani që s’e kam thënë kurrë, por unë mendoj se ‘Art Turbina’ dhe Teatri Kombëtar nuk ka për të bërë hajër derisa të ndërrohet drejtori i Teatrit Kombëtar, që është Hervin Çuli. Nuk ka për të bërë hajër! Qëkur ka ardhur ai njeri në Teatër, politikat në teatër kanë ndryshuar, shfaqjet janë dobësuar, premiera s’ka, luan vetëm gruaja e vet në atë teatër, vetëm gruaja e vet. Dhe unë nuk e kuptoj se si askush nuk e shikon këtë nepotizëm të hapur.

 

Në Teatrin Kombëtar qëkur është vënë ai drejtor, nuk ka bërë asnjë mbledhje. Unë nuk e di se kush janë kolegët e mi. Unë do marr përsipër të flas për të tjerë. Rrogat janë qesharake dhe prandaj i respektoj pa masë. Punën nuk ma dha ai. Nuk është bërë njëherë një mbledhje.

 

Unë se di kush janë kolegët e mi. Teatri është ansambël, përderisa e paguan duhet t’i gjesh punë dhe rol. Praktikisht TK duhet të marrë masat. Dhe të bëhen disa premiera në vit. Janë 2-3 fytyra që luajnë gjithmonë. Unë tani po flas se po plas. Falë Zotit që nuk e kam nevojë jetësore se do isha shumë… Kam jetuar me televizion, me reklamë me filma. Unë s’kam bërë asnjëherë jetë luksi. Nuk mbahem”, tha Olta Gixhari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...