Luizi sherr me Kiarën: “Kur do thuash më fal, tash apo pas Prime-it? Mos më rri si dylekshe” + video

Kiara është mërzitur së fundmi me Luizin. Kjo sepse ai ka hequr litarin (veprim që e dërgon në nominim) dhe i ka thënë Kiarës: Dua ta shikoj a na do publiku bashkë! Kjo e ka mërzitur moderatoren sepse këngëtari e ka rrezikuar dhe atë.

 

Ajo është shprehur se nuk e ka problem të dalë nga shtëpia, por nuk i vjen mirë që Luizi nuk e ka aspak problem ta rrezikojë vetëm për të parë nëse publiku i do apo jo.

 

Luizi: Ishim në nominim me Bledin. Nuk e morëm vesh a na do publiku bashkë apo jo. Kiara: Dhe ti do ta marrësh vesh tani? Luizi: Absolutisht që po. Kiara: Bravo. Luizi: Mos rri si pulë. Kiara: Seriozisht e ke ti m? Luizi: Po. Pse rri si pulë?

 

Më vonë Kiara i ka qëndruar e distancuar dhe Luizi i është afruar. “Çfarë ke?”, i ka thënë ai: Je mërzitur pse të thashë rri si pulë?

 

Kiara: Jo. Luizi: Pse? Kiara: Heq litarin për të më vënë dhe mua në rrezik dhe më thua dua të shikoj a na do publiku bashkë. A je në terezi apo jo? Pse shprehesh kështu?

 

Luizi: Vjen prime pastaj dhe thua e kuptova, nuk flas më. Kiara: O Luiz përderisa ma bën këtë bisedë më vjen keq që e thua kështu. Mund edhe të mos dal nuk ka lidhje, por thjesht kur e thua që e kalove këtë, ta kalojmë dhe një tjetër, është e shëmtuar. Tingëllon keq. Luizi: Ça thashë? Kiara: The e kaluam Bledin, do shohim a do e kalojmë këtë herë. Luizi: Jo

 

Kiara: Si jo? Mos ma hidh mua sy për sy se nuk jam banorët e tjerë unë. Luizi: Po pse flet kështu? Kiara: Pse flas kështu? Se jam e mërzitur. U mërzita nga ajo që dëgjova. Nuk e kam problem unë të dal të dal nesër, të dal pasnesër nga këtu, ama ta dëgjoj nga goja jote që thua “nuk ka problem ta rrezikoj për të parë a na do publiku” tingëllon keq. Këtë po them.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...