Ish i dashuri i Klodiana Shalës, sot është partneri i Luiza Gegës. Rrëfehet ish-sportistja: Ajo vinte në shtëpinë tonë…

Ish-atletja e njohur Klodiana Shala ka rrëfyer si rrallë herë detaje mbi jetën e saj personale dhe dashurinë e saj të vjetër. Teksa ishte e ftuar në “Se Luan Top”, Klodiana zbuloi se partneri me të cilin ka qëndruar për shumë kohë, sot është partrneri i Luiza Gegës.

 

Sakaq, Shala shtoi se shkëputja nga kjo marrëdhënie e ka lënduar shumë, pasi e konsideron këtë si tronditje.

 

“Jemi njohur kur isha 18 vjeç e gjysmë dhe jam ndarë kur u bëra 33 vjeç. Janë goxha vite. Kam një tip që edhe po të kisha ndonjë gjë të keqe nuk dua ta them sepse 14 vite nuk janë pak. Nuk më mbajti njeri me zor gjatë asaj kohe. Erdhi një pikë që nuk kishim më respekt për njëri-tjetrin. Por jeta vazhdon, ai vazhdon karrierën pas medaljeve të mia. Ai sot është në krah të Luizës.

 

I uroj të dy kur marrin medalje. Edhe Luizën sepse atë pothuajse e kam rritur vetë. Si Luiza edhe shumë sportistë të tjerë vinin në shtëpinë tonë. Sepse thoja gjithmonë mua sikur zoti m’i sjell njerëzit që kanë shumë probleme, s’kanë mundësi ekonomike.

 

Dhe kam dashur që të shkojnë të gjithë shumë larg kur kanë talent. Ky ka qenë parimi im, pavarësisht e dinë apo s’e dinë, unë e bëj me dëshirë”– tregoi Shala.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Prinderit që i bërtasin cdo ditë fëmijëve. Ja pasojat negative që do kenë kur të rriten

Psikologet tregojne se nje nga gabimet qe bejn prinderit...

Pas dy shtatëzanive me binjake doja një bebe tjetër, u habita kur pash cfare me doli ne eko

Një nënë e cila tashmë kishte dy cifte binjakësh...

Autobuzi me 20 femije del nga rruga bie ne humnerë

Një autobus me nëntëmbëdhjetë gjimnazistë është ka dalë nga...

34 vjecarja kujdesej për të moshuarit i vjedh 75 mijë paund nga karta e bankës

Një femer e varur nga bixhozi dhe droga vodhi...