Del autopsia/ Zbardhet shkaku i rëndë për vdekjen e stjuardesës 24-vjeçare shqiptare

Ka nisur një hetim për vdekjen e një stjuardese shqiptare, pak pasi avioni ishte ulur në aeroportin Stansted në Angli. Mediat angleze raportojnë se Greta Dyrmishi, 24 vjeç, ishte pjesë e ekuipazhit të Air Albania.

 

 

Një gjykatë në Essex dëgjoi sot se si Dyrmishi po udhëtonte nga Tirana për në Essex më 21 dhjetor, kur humbi ndjenjat papritur. Ndihma e parë dhe frymëmarrja artificiale nuk e sollën dot në jetë. Dy ambulanca dhe një ekip urgjence iu përgjigjën këtij rasti. Michelle Brown, mjekja ligjore e zonës, tha se vdekja e Gretës do i nënshtrohet një hetimi të plotë dokumentar.

 

Mjekja Brown tha: “24-vjeçarja ishte pjesë e ekuipazhit të kabinës në një fluturim nga Shqipëria. Avioni ishte në pistë kur ajo u duk se humbi ndjenjat dhe mori ndihmën e parë bazë”. “Dhjetë minuta më vonë nuk kishte puls dhe nisi procedura me CPR. Mjekët e trajtuan atë dhe konfirmuan se kishte ndërruar jetë.

 

Një autopsi pas vdekjes zbuloi se shkaku i vdekjes ishte Sindroma e Vdekjes së Papritur e të Rriturve”. “Në kohën e incidentit, ajo ishte në pjesën e përparme, pranë dyerve të një avioni në aeroportin Stansted. Prandaj kjo është e përshtatshme për një hetim dokumentar”. Kompania Air Albania reagoi thuajse një javë pasi lajmi tragjik u publikua nga mediat angleze.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...