Lekë dhe dashuri, kjo do jetë super javë sipas Merit, ja shenjat më me fat

Astrologia Meri Shehu, e ftuar në “Rudina” në Tv Klan favorizon shenjat e Ujit dhe të Zjarrit që marrin vëmendjen më të madhe të planetëve në javën e fundit të Shkurtit.

 

Dashi – 4 yje – Afërdita futet në shenjën e tyre dhe Dashët do marrin një energji spektakolare këtë periudhë. Do dashurojnë, shpenzojnë, do fitojnë para, por mbi të gjitha do luajnë, do jenë sharmantë dhe në mendjen e tyre do funksionojë një plan shumë i detajuar romantik për një ndryshim pune ose veprimtarie dhe i shohim në një gjendje shumë të mirë këtë periudhë, gati euforike.

 

Demi – 3 yje – Një shenjë e Tokës që me Hënën e re në shenjën e Peshqve do fillojnë një qëllim të ri, një jetë të re, një flirt, një mundësi të re në jetën e tyre erotike dhe në bashkëpunime të reja. Demët ngrihen në një shkallë më lart dhe arrijnë atë fjalën nga piktor në skulptor, domethënë… bëhen mjeshtër, do kemi një rezultat të mirë në shenjën dhe jetën e tyre këtë periudhë.

 

Binjakët – 3 yje – Hëna e re në shenjën e Peshqve i shkon mirë sidomos në një ndryshim pune lidhur me karrierën. Nuk është i qëndrueshëm ky ndryshim i ri dhe ky pozicionim i ri, por për momentin do i bëjë të ndihen në formë, në qendër të vëmendjes, erotikë ose që diçka po shkon për t’u rregulluar, por kemi një ndryshim në karrierë e punë dhe është i këndshëm.

 

Gaforrja – 5 yje – Më në fund dolën të gjitha yjet për të. Do triumfojnë në dashuri, karrierë, do fillojnë të ndihen vetvetja. Hëna e re në shenjën e Peshqve iu bën mirë, fillojnë udhëtojnë, kontaktojnë me jashtë, bëhen romantikë, dashurohen me dikë nga kulturat e huaja por edhe në karrierë Afërdita në Dash i jep stimul e publicitet. Nëse merren me art dhe punojnë me femrën, akoma më mirë në këtë periudhë.

 

Luani – 4 yje – Do ndiejnë që diçka do ndryshojë në jetën e tyre ekonomike, do kenë shpenzime por edhe do marrin, por do hapet një rrugë që dukej e bllokuar nga bashkëpunimet ose paratë që iu vinin nga të tjerët. Do i marrin, do çlirohen nga pengesat dhe Afërdita në Dash do t’i bëjë shumë erotikë. Fillon një nga periudhat më erotike për ta dhe mund të gjejë një partner nëse s’e kanë gjetur ose mund të bëjnë një ndryshim thelbësor në jetën e tyre.

 

Virgjëresha – 3 yje – Hëna e re në Peshk përballë shenjës tuaj sjell një stimul për ndryshime e bashkëpunim por fuqinë e marrin partnerët në çift ose jeni të detyruar të bëni kompromise. Zakonisht Virgjëreshat nuk e pëlqejnë këtë sepse nuk iu shkojnë kompromiset e mëdha, janë skolastike, nuk besojnë shumë te puna e tjetrit sa te e vetja ndaj marrin këto tre yje sepse nuk do jenë ata primarët në ndryshimet që do bëhen në punët dhe marrëdhënien personale.

 

Peshorja – 2 yje – Afërdita del në Dash përballë shenjës së tyre, është edhe Jupiteri dhe martohen për më shumë dukje, më shumë emocion ose instinkt dhe jo se është e programuar shumë mirë brenda vetes tyre. Rrethanat dhe atmosfera vezulluese rreth vetes i tërheq më shumë se sa realiteti që mund të bënin ata një ekuilibër.

 

Akrepi – 4 yje – Hëna e re në Peshk i bën erotikë të paparë, këtu fillojnë një marrëdhënie erotike ata që e kishin nisur ose e kishin përgjysmë dhe kishin premtim apo s’e besonin fare, tani iu fillon dashuria me të gjitha rrugët, përmasa e dimensionet dhe do ndihen mirë. Në punë, Afërdita në Dash iu jep më shumë.

 

Shigjetari – 3 yje – Hëna e re në Peshk ndikon në çështjet familjare duke sjellë disa ndryshime për të cilat nuk janë të përgatitur sepse janë të lëkundur. Tani e marrin vendimin e më pas jo, ose e mohojnë vendimin e mëparshëm dhe kjo trazirë i lë me tre yje sepse nuk shkojnë në një përfundim konkret.

 

Bricjapi – 2 yje – Shumë planetë në Dash tregon që duhet të mbështeten te familjarët, njerëzit e afërt dhe duhet të investojnë te familja ndaj do ta bëjnë, do japin para. Por këto janë me nxitim, nuk janë të mirëmenduara, nxiten nga emocionet, instinktet dhe nuk e dinë përfundimin e këtyre investimeve, qoftë në biznese familjare, qoftë në bashkëjetesa të reja se do kenë shumë bashkëjetesa, do fusin dikë në shtëpinë e tyre për të jetuar me ta. Duhet të kenë shumë kujdes.

 

Ujori – 4 yje – Çlirohen ekonomikisht, Hëna e re në Peshk iu jep shans të investojnë të kenë para nëpër duar, të marrin, japin dhe të kenë diçka në këtë drejtim. Do lëvizin ujërat, nuk do rrinë në vend. Afërdita në Dash i bën të udhëtojnë e kontaktojnë, sidomos femrat e kësaj shenje. Meshkujt do kenë takime interesante e erotike.

 

Peshqit – 5 yje – Hëna e re në shenjën e tyre tregon që fillojnë një dinamikë të re, tani e fillojnë vitin Peshqit. Iniciativa, ndryshime, pamje e re, gjendje personale ndryshe dhe paratë fillojnë e flasin sepse Afërdita e Jupiteri janë në Dash.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...