Mbeti shtatzënë me shqiptarin, gjermania: Fëmijët e mi nuk e pranuan dot

Zemra e ka sjellë Katerinën nga Gjermania në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan për rubrikën “Ka Një Mesazh Për ty”. Në atdheun e saj ajo u dashurua pas Leonit, një djali nga Vlora me të cilin sot ka një vajzë.

 

Katerina ka edhe dy fëmijë të rritur nga një marrëdhënie e mëparshme e 8 viteve më parë. Shkak i ndarjes së saj me Leonin u bë pija sepse ajo ndihej e shqetësuar nga fakti që konsumonte alkool. Gjendja përkeqësohej edhe më shumë nga fakti që fëmijët e saj dhe Leoni nuk ndërtuan një raport. Kjo ndikoi edhe në mospranimin e shtatzënisë së nënës së tyre dhe largimin nga shtëpia.

 

Ardit Gjebrea: Lidhja mes fëmijëve të tu dhe Leonit, ishte një lidhje e cila nuk u pranua prej Leonit apo xhelozia e fëmijëve për mamanë?

 

Katerina: Unë mendoj se të dyja palët nuk e pranuan njëri-tjetrin. As nga ana e tij e as nga fëmijët e rritur. Ishte e vështirë të pranonin një njeri tjetër në jetën time. Gjatë kësaj kohe e kemi parë që pas punës ai pinte alkool, ndonjë birrë apo diçka tjetër. Gjë që i bënte fëmijët të mos ndiheshin mirë. Për mua nuk përbënte problem pasi ai është i rritur. Shpeshherë kishim shumë zënka dhe kjo krijonte situata jo të mira. Unë mbeta shumë shpejt shtatzënë kur isha me të. Ai përpiqej shumë për lidhjen, por nuk funksionoi.

 

Ardit Gjebrea: Në momentin që ti mbete shtatzënë, si reaguan dy fëmijët e tu?

 

Katerina: Ata nuk u ndjenë fare mirë dhe nuk e donin këtë gjë. Por nuk kishin çfarë të thonin. Ishte vendimi im. Për faktin që ndodhi kështu, ata u kthyen te babai i tyre. Natyrisht pati shumë debate në familje. Vendosa ta mbaja fëmijën, nuk isha e përgatitur, por ja që ndodhi.

 

Katerina shton se pas rreth 7 muajsh tërheqjeje nga pija, Leoni iu rikthye për shkak të gëzimit nga ardhja në jetë e së bijës. Kjo i shkaktoi asaj një zhgënjim të thellë dhe solli shkëputjen mes tyre, por ajo pranon se zemra e saj i përket ende atij./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Prinderit që i bërtasin cdo ditë fëmijëve. Ja pasojat negative që do kenë kur të rriten

Psikologet tregojne se nje nga gabimet qe bejn prinderit...

Pas dy shtatëzanive me binjake doja një bebe tjetër, u habita kur pash cfare me doli ne eko

Një nënë e cila tashmë kishte dy cifte binjakësh...

Autobuzi me 20 femije del nga rruga bie ne humnerë

Një autobus me nëntëmbëdhjetë gjimnazistë është ka dalë nga...

34 vjecarja kujdesej për të moshuarit i vjedh 75 mijë paund nga karta e bankës

Një femer e varur nga bixhozi dhe droga vodhi...