Luizi i bën “gol” Ramës nga “Big Brother”: Ju tregoj listën me arsye pse arratisen të rinjtë

Në një bisedë me banorët brenda shtëpisë së “Big Brother” Luiz Ejlli ka komentuar situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri, por edhe fajtorët.

 

“Referuar shifrave të INSTAT, lindjet në Shqipëri janë shifra shqetësuese. Tregon se njerëzit nuk kanë mundësi, as siguri për të krijuar familje. Ka plot që ikin jashtë? Nuk ka plot, janë me gishta ata që ikin jashtë me studime, sepse s’kanë mundësi familjet.

 

Pjesa më e madhe ikin me gomone, me kamionë dhe jemi duke punuar për drogën e komplet Europës. Jemi përditë në lajme. Po kalojmë edhe Sirinë në kërkesat për azil. Ky vend ka shkuar aty nuk mban më. Përgjegjësinë nuk e mban askush.

 

Ky vend nuk bëhet. Se si do të bëhet askush nuk e di. Më keq nuk ka qenë. Ke njerëz që nuk kanë bukë të hanë dhe ke çdo ditë kulla që lulëzojnë në Tiranë me nga 7-10 mijë euro m2. Kush i blen? Kush i ndërton? Përditë duke lulëzuar këto kompani.

 

Kam jetuar në Paris, e di sa janë çmimet e apartamenteve atje dhe e di sa janë te liqeni. Janë të frikshme. Janë dyfish te liqeni. Kush i blen? Kush i kontrollon? Këtu nuk funksionon asgjë më. Në Shqipëri janë kamarierët të gjithë me diploma të shkollës së lartë, me juridik” tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...