“Për Zotin e madh nuk bëj gjëra të tilla”, oficeri i policisë rreh e shkelmon qytetarin, e vendos pas murit dhe e shtyn nëpër shkallë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pogradec, ku një person është dhunuar nga një oficer policie.

 

Siç shihet nga pamjet e siguruara oficeri i policisë i identifikuar si Gjergji Riza, ka dhunuar shtetasin Ervin Norolla.

 

Nga pamjet filmike duket se oficeri e ka goditur në ambientet e brendshme të një pallati në Pogradec, ndërkohë që policia nuk jep asnjë informacion mbi rastin dhe nuk dihet arsyeja pse është dhunuar. Ngjarja ka ndodhur më datë 08.02.2023 në mes të ditës në pallatin në rrugën “Rinia” në lagjen numër 1 të Pogradecit.

 

Ndonëse fjalët janë të pakuptueshme, në një moment qytetari dëgjohet duke i thënë oficerit të policisë “për Zotin e madh nuk bëj gjëra të tilla”, por ai vazhdon ta godasë me shpulla dhe ta mbajë të kapur për rrobash. Më pas e shtyn nëpër shkallë dhe e qëllon me shqelma.

 

Sipas informacioneve bëhet me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë e ka pezulluar fillimisht oficerin i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Nuk do besoni me kë e krahason Olti Curri, Kiarën dhe Luizin (Foto)

Kiara dhe Luiz padyshim janë nga ermat që keni...

Diola Dosti dhe Xhonatani kapen mat, Ronaldo i nxjerr zbuluar: Del fotoja…

Diola dhe Xhonatani gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë...

‘Me apo pa…’, Luana provokon me duar afër zo…

Prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca po punon pa...

“Si ta nxorri goja mor Ermal…”, deklarata e turpshme për Luizin po çmend rrjetin

Ermal Mamaqi, i ftuar në TopAlbania Radio, ka bërë...