Shën Valentini, Elgit Doda zbulon suprizën që Luizi ka përgatitur për Kiarën

Ky Shën Valentin ka gjetur të izoluar çiftin më të ri të showbizit shqiptar, Kiarën dhe Luizin.

 

Megjithatë, ata sigurisht nuk do të qëndrojnë pa festuar dhe përveç “Vëllait të Madh” i cili do japë një dorë në përgatitjet, Luizi si duket qenka kujdesur deri në detaj që kjo ditë të jetë sa më e bukur për partneren e tij.

 

Por, si mund t’i bëhet qejfi dhe të përkëdhelet një femër? Përveç luleve, dhuratave, darkës romantike dhe qirinjve një këngë e dedikuar për të është tjetër nivel.

 

Ka qenë këngëtari Elgit Doda ai i cili ka “zbuluar” këtë suprizë të Luizit, i cili edhe më herët i tha Kiarës që 14 shkurti do të jetë një ditë e veçantë për të.

 

Teksa ka postuar një pjesë të shkurtër të këngës, Elgiti ka paralajmërua: Mbajeni mirë mend këtë tekstin se do ta mësoni përmendësh.

 

Ky postim i këngëtarit është ripostuar edhe nga vetë Instagrami i Luizit dhe menjëherë intuita jonë na bën që të mendojmë se ky është një tekst i përgatitur nga Elgiti, të cilin do e këndojë Luizi dhe është dedikim për Kiarën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...