Një shkodrane për parlamentin e Lombardisë/ Vasenka Rangu Leka, prej vitesh kontribuon në fushën e diplomacisë publike

Përgjatë dy ditëve me radhë, në datat 12 dhe 13 shkurt në Lombardi të Italisë u zhvilluan zgjedhjet për parlamentin rajonal dhe mes kandidatëve për këshilltarë ishte edhe një shkodrane.

 

Bëhet fjalë për Vasenka Rangu Leka ose përndryshe mbesa e kardinalit të parë Mikel Koliqit.

 

Vasenka ka rreth 20 vite në Itali dhe ajo ka krijuar familjen e saj atje dhe gjatë bisedës me të përmes një videotelefonate nga Milano, ajo tregon se angazhimi në shoqërinë italjane ka qenë i vazhdueshëm për të.

 

Ajo lufton për të drejtat e emigrantëve në Itali dhe kjo ka qenë shtysa kryesore për të kandiduar në Këshillin e Lombardisë por pavarësisht rezultatit që do të prodhojnë këto zgjedhje, Vasenka shprehet e bindur se edhe në të ardhmen do të vazhdojë të luftojë për të drejtat e komuniteteve ndërkombëtare në shtetin ku jeton.

 

Vasenka Rangu Leka ka marrë pjesë ndër vite në organizimin e qindra veprimtarive dhe projekteve në fushën e diplomacisë publike, me qëllim promovimin e Shqipërisë dhe përhapjen e kulturës shqiptare në Itali.

 

 

Nuk jam fanse e Luizit, pastaj e bëri mik, ç’ndryshoi në raportin Efi-Luiz?

Efi Dhedhes ishte e ftuar në emisionin “Më Lër të Flas”, Efi, ish-kokurrente e “Big Brother Vip”, bëri bujë dhe mori një vëmendje të...

Plumbin në “gojë” dhe radion në xhep! Si e nxirrte shkodrani huq policinë?

52-vjeçari Blerim Hotaj është arrestuar në Shkodër në kuadër të operacionit të koduar “servisi”. Nga kontrolli iu sekuestruan një armë zjarri, dy radio dhe...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME