Ndërron jetë ish-deputeti i PD-së, reagon Berisha: Dha një kontribut të pavdekshëm

Është ndarë nga jetë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Petraq Kolevica.

 

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për familjarët dhe të dashurit e tij.

 

Berisha tha se Kolevica ishte një nga personalitetet më të shquara në fushën e arkitekturës së vendit dhe është nderuar me çmime dhe medalje të shumta për krijimet e tij.

 

Reagimi i Berishës:

Homazh për Ing. Petraq Kolevicën.

 

Të dashur miq, Petraq Kolevica njëri nga personalitetet më të shquara në fushën e arkitekturës së vendit, autor i një seri veprash ndër më modernet për kohen mbylli dje sytë përgjithmonë.

 

Por Petraq Kolevica ishte gjithashtu shkrimtar dhe publicist, përkthyes i shquar që me veprat e tij pasuroi fondin e letrave shqipe me krijime cilësore. Intelektual i shquar Ing. Petraq Kolevica provoi persekutimin e diktaturës dhe do të ishte ndër të parët që mbeshteti revolcionin demokratik të vitit 1990-1991. Ai u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në parlamentin e parë pluralist të vendit dhe është i nderuar me çmime dhe medalje të shumta për krijimet e tij.

 

Duke shprehur nderimin tim të veçantë dhe mirënjohjen time të thellë për kontributin e tij të pavdekshëm shpreh ngushëllimet e mia të ndjera familjes dhe miqve për humbjen e njeriut tyre të dashur dhe lutem që shpirti i tij i mirë të gjej paqen e merituar. Amin. #sb

 

 

Kandidat i PS për këshillin bashkiak, Rudin Beka, pedagogu që do kontribuojë në zhvillimin e turizmit në Shkodër

Pedagogu i njohur Rudin Beka eshte pjese e listes se Partise Socialiste per keshillin bashkiak te Shkodres.Ai renditet i 9-ti ne liste. Rudin Beka eshte...

Mbyllet per mungese klientele dhe stafi ‘Mrizi i Zanave’

Ne ditet e sotme problematika me e madhe per bizneset jane rritja e cmimeve, mungesa e fuqise puntore e shume faktore te tjere qe...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME