Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë në spital ish-ministri. Ja postimi i fundit i tij

Deputeti i Syriza dhe ish-ministri Nektarios Santorinios ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës në spitalin e Rodosit.

 

Deputeti ishte shtruar në spital javët e fundit dhe po trajtohej për sëmundjen e rëndë të kancerit.

 

Santorinios ishte prekur nga kanceri në pankreas të cilin e kishte zbuluar krejt rastësisht.

 

Sipas “Protothema“, para disa vitesh, deputeti ka dashur të fillojë stërvitjen në palestër, por kur bëri disa analiza, mjekët e drejtuan me shpejtësi për në Athinë teksa ishte në Rodos për të vijuar me ekzaminimet e mëtejshme.

 

Pak ditë më parë, më 7 shkurt, Nektarios Santorinios kishte deklaruar synimin e tij për të qenë sërish kandidat me SYRIZA-n në zgjedhjet e ardhshme, edhe pse, siç kishte paralajmëruar në një postim në rrjetet sociale, po luftonte “një betejë paralele dhe të vështirë me kancerin”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...