Plas keq midis Ronaldo Sharkës dhe motrës së Olta Gixharit: ‘Ti njihesh nga motra me të cilën nuk flet’!

Gerta Gixhari dhe Ronaldo Sharka kanë debatuar me njëri-tjetrin ditën e sotme gjatë një emisioni televiziv.

 

Moderatori iu drejtua asaj duke i thënë se njihet vetëm nga motra e saj, Olta. Ndërsa Greta u shpreh se në fakt Ronaldo njihet nga “BBV”, kurse ajo ishte një gazetare e njohur.

 

“Ti si emër, të paktën në syrin tim, nuk je njohur si komentuese e “Big Brother”. Ti je njohur si motra e Oltës dhe nuk ka ndonjë gjë të keqe.

 

Ti po njihesh nga motra me të cilën nuk flet. Është turp mos ta kesh motrën as në Instagram,”-u shpreh Ronaldo

 

Mangët nuk ia la as Gerta e cila “u mburr” se është më e njohur se Ronaldo.

 

“Unë më e njohur se ti jam dhe kjo nuk ka diskutim. Ti je njohur nga “Big Brother”. Unë jam njohur si gazetare dhe profesioniste gjithë kohën,”-shtoi Gixhari.

 

Ndërkohë që prej hyrjes së Oltës në “BBV” është komentuar shpesh marrëdhënia e saj me motrën, me të cilën thuhet se nuk kanë komunikim.

 

Gjatë kësaj kohe ndonëse është marrë me “Big Brother-in”, Gerta nuk ka zgjedhur të komentojë kurrë motrën e saj.

 

Ajo u ndal vetëm tek momenti kur Efi dhe Arbër Hajdari qeshen kur Olta po qante për ikjen e Amosit.

 

“Më erdhi shume keq për reagimi ne dy opinionistëve kur Olta po qante për largimin e Amosit nga shtëpia. Ata nisën të qeshnin dhe nuk mu duk diçka e mirë. Të gjithë ishin fokusuar tek ajo, ishte një moment i keq. Nuk e kuptoj se si dy njerëz mund të qeshin me një njeri që po vuan për atë gjë. Ajo po ndihej keq.

Njësoj do ishte edhe nëse kishte qenë një person tjetër. Dalja e Amosit ishte e papritur jo vetëm për Oltën, por edhe për vetë publikun. Efi mund të qeshë sepse ajo gëzohet në raste të tilla. Ajo nuk tregohet e drejtë me vlera të tilla. Efi i ka goditur vlerat njerëzore”-tha ajo në “Shqipëria Live.”

 

 

SHIKO VIDEO 1

 

SHIKO VIDEO 2

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...