U “kryqëzua” nga rrjeti, flet babai i Dea Mishel: Vajza ime është labe, ka karakter të fortë (VIDEO)

Babai i banores së Big Brother VIP, Dea Mishel, Bujar Hoxha në një lidhje me skype në emisionin “Ftesë në 5” reagoi për herë të parë, pas reagimeve të rrjetit kundër saj.

 

“Të thuash të vërtetën sot krijon armiq, vajza ime është labe dhe nuk bën kurrë mbrapsh për asnjë edhe kur e bën faj kërkon falje. Ajo duket e butë, por ka karakter të fortë ajo nuk ka fyer askënd, është sjellë me edukatë që e karakterizon, por kur shikon padrejtësi ajo rri përballë, as ka bërë prapaskena.

 

Unë e shoh siç është në jetën e përditshme, e vërtetë. Është një lojë e pakuptimtë, unë kam ankesat e mia, nga njerëzit që janë brenda dhe që janë jashtë. Aty bullizohet një femër dhe shoqëria…Dea bullizohet në TV direkt, fyhet nga një mashkull që është babai i saj në moshë, në vend që të reagojë solidarizohet me të”, tha babai i saj.

 

Shumica e ndjekësve të Big Brother VIP kanë kryqëzuar me komente Dea Mishel, pasi ajo nxori në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin dhe doli kjo e fundit. Sipas komentuesve, Dea është thjesht një ‘ushtare’ e Olta Gixharit.

 

SHIKO VIDEON

“Benet Beci është i paparë”/ Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi deputeti në momentin e vështirë

Kryefjala e Big Brother, këngëtari Luiz Ejlli i cili shpesh thotë që është i djathtë, ka dhënë vlerësime maksimale për kandidatin e PS për...

Mungojnë fushat sportive publike, Herion Faslija: T’i biem rreth e përqark për të kërkuar një fushë sportive

Nje nder problemet e shumta ne qytetin e Shkodres qe prek sidomos femijet dhe te rinjte qe kane pasion sportin, eshte mungesa e kendeve...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME