Shqiptarja tregon momentet e tmerrit në Turqi: Shkatërrimet nga tërmeti janë të mëdha, ndërtesa ku punoja…

Anxhela Bregu, është një shqiptare e cila jeton dhe punon në Turqi, që sot u trondit nga një tërmet i fuqishëm.

 

Ajo tha për Faxnews se po jetojnë me frikën se një tjetër tërmet mund të bie teksa shtoi se shkatërrimet që ka lënë pas tërmeti janë të mëdha.

 

 

“Shkatërrimet dhe rrënojat kanë qenë të mëdhaja. Koha është shumë e ftohtë dhe me dëborë të dendur, ra edhe një tërmet i dytë.

Në vendin ku unë punoja ndërtesa u lëkund e tëra dhe u trembëm

 

Ka më shumë se 1 mijë të vdekur për Turqinë, më shumë se 7 mijë të plagosur. Shteti po punon shumë. Të gjithë ministrat janë atje. I vetmi problem është se sa herë flasim për një tërmet frika është për një tjetër.

Informacionet përgjithësisht që kemi dhe nga ambasada shqiptare, në këto zona nuk rrinë shqiptarë. Nuk besoj se ka një numër të madh të prekurish.

 

Shumë njerëz dolën jashtë kur ra tërmeti, ishte me të njëjtën forcë dhe ishte e frikshme. Në momentin që ndodhi tërmeti, katet e para u zbrasën ndërsa ato sipër jo.

Ndërtesat që u shembën kanë qenë edhe të reja por edhe të vjetra”– u shpreh Bregu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...