Nuk ia përton, Kiara ”ia përplas” në fytyrë Oltës: Je fallco…

Janë të shumtë ndjekësit që mendojnë se Kiara Tito është akoma brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” falë Luizit.

 

Romanca me këngëtarin e ka vendosur në qendër të vëmendjes. Moderatorja ka treguar një qetësi në shtëpi, duke mos marrë pjesë në debate të ndryshme. Mirëpo fakti që një njeri është i qetë dhe me edukatë, nuk do të thotë që nuk di të debatojë apo të flasë në situata që mendon të arsyeshme.

 

Së fundmi, Kiara “është kapur” me Oltën për Armaldon. Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit dyshja kanë debatuar. Debati ka nisur kur Kiara ka ndërhyrë duke i kërkuar Oltës ta lërë të qetë Maestron, i cili ishte i mërzitur. Sipas moderatores sjelljet e aktores sikur po përpiqej ta qetësonte tenorin ishin të sforcuara dhe fallco.

 

“Boll pra e mërzite më keq. Qetësohu, qetësohu! Do të qetësohet ai se i thua ti,”-iu drejtua Kiara Oltës.

 

Sigurisht që Gixhari iu kthye duke i kërkuar të mos ndërhyjë në atë që ajo flet.

 

Kujtojmë që në fillim të lojës u duk sikur Olta dhe Kiara ishin shumë shoqe të mira, por nuk vonoi shumë dhe dyshja nisën të largoheshin.

 

Më saktë, Kiara u largua nga aktorja, pasi sipas saj ajo nuk e konsideronte dhe nuk e merrte parasysh kurrë atë që ajo fliste apo mendonte.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...