“S’kisha as para, as asgjë”, këngëtarja Anxhela Peristeri tregon vështirësitë e para në karrierë

E ftuar në “S’e luan Topi”, këngëtarja Anxhela Peristeri rrëfeu disa nga eksperiencat e saj në Greqi, dhe më pas për rikthimin e saj në Shqipëri.

 

Peristeri tregoi se ishte Devis Xherahu ai që e ndihmoi për të gjetur në Greqi, pasi ajo nuk kishte asnjë mundësi. Këngëtarja tregoi se vetëm talenti bëri që ajo të njihej, sepse “nuk kishte as para, asgjë”.

 

“At’herë s’kam pas as para asgjë të investoja tek vetja dhe vetëm falë talentit arrita të këndoja me këngëtarë të mëdhenj grek. Kam punuar në buzuki, dhe kjo falë këngëtariot Devis Xherahu.

 

Momente zbavitëse kanë kaluar në 7 vite që unë kalova atje. Jam rrëzuar në skenë… Në buzuk-et ku punoja vinin më shumë grekë, dhe ata më lëshonin karafila,” tregoi këngëtarja.

 

Peristeri tregoi edhe për jetën e saj personale, ndërsa rrëfeu se tashmë e ka gjetur dashurinë e jetës dhe se dëshiron të bëhet nënë.

 

“E kam gjetur njeriun e jetës dhe dëshiroj të bëhem nënë, por nuk dua ta kem publike”, tha këngëtarja për “S’e luan topi”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...