Ndahet nga jeta kryetari i parë i Partisë Demokratike

Është ndarë nga jeta ditën e sotme Tomor Golemit, kryetari i parë i bashkisë së Durrësit pas rënies së komunizmit.

 

Në lidhje me këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe kreyetari i grupit parlamentar të PD në Kuvend, Enkelejd Alibeaj.

 

Ai shkruan se Golemi ishte një demokrat i vlerave të jashtëzakonshme njërëzore dhe një pushtetar shërbëtor për qytetarët e Durrësit në vitet që shërbeu si kryetar i bashkisë bregdetare.

 

Postimi i plotë i Alibeajt:

 

Me dhimbje të thellë mësova sot lajmin për ndarjen nga jeta të Tomor Golemit, kryetari i parë i bashkisë së Durrësit pas rënies së komunizmit (1992-1996).

 

Tomor Golemi ishte një demokrat i vlerave të jashtëzakonshme njërëzore dhe një pushtetar shërbëtor për qytetarët e Durrësit në vitet që shërbeu si kryetar i bashkisë bregdetare.

 

Për mua, për demokratët e sidomos për qytetarët e Durrësit, ai do të mbetet gjithmonë në kujtesë si një njeri me vlera të jashtëzakonshme dhe një shembull se si duhet të jetë një politikan në shërbim të popullit të vet.

 

Ngushëllime të sinqerta dhe të ndjera për familjen, miqtë dhe për të gjithë bashkëqytetarët e tij durrsakë.

 

U prehsh në paqe Tomor Golemi!

 

Nga menaxher në deputet, Benet Beci vijon rrëfimin: Si hyra në politikë

Kandidati i PS Benet Beci vijon rrefimin e tij se si hyri ne politike. 'Është e vërtetë që unë kam punuar shumë vjet me kryeministrin...

Kandidat i PS për këshillin bashkiak, Rudin Beka, pedagogu që do kontribuojë në zhvillimin e turizmit në Shkodër

Pedagogu i njohur Rudin Beka eshte pjese e listes se Partise Socialiste per keshillin bashkiak te Shkodres.Ai renditet i 9-ti ne liste. Rudin Beka eshte...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME