Lepusha e Kelmendit, ngrihet bujtina e parë në vendin e staneve

“Histori Shqiptare”, udhëtoi këtë të diel drejt Lëpushës, ku na njohu me një bujtinë të veçantë “Shtëpia e Drerit”, ku përveç pamjeve mahnitëse të natyrës turistët kanë mundësinë të shijojnë edhe disa gatime shumë të vjetra të zonës.

 

Një pej tyre është edhe buka e shtegëtarit, futja e saj në menu ka ndodhur për shkak të një historie shumë të veçantë të të zotit të bujtinës, e cila lidhet me kohën kur ai vendosi të largohej nga shtëpia e të emigronte jashtë vendit.

 

Gjergj Marku: Kjo buka këtu bashkë me këtë mishin, ne malësorët i themi mish thiu, së bashku me këtë qepën që ne e prodhojmë në tokën tonë, kam një kujtim shumë të bukur që nuk e harroj në botë. Kjo është një bukë e prodhuar prej shekush në zonën e malësoreve. Atë ditë që kam rrugën unë për të ikur në kurbet, jashtë shtetit, kam marrë një copë si puna e kësaj bukës me mish të bardhë, qepë dhe këtë paguren me ujë. Kjo ka qenë jetike për mua, se këtë e kam konsuamuar rrugës, këtë bukën bashkë me mishin e thiut dhe me qepën.

 

Alma Çupi: Kushedi se sa të ka mbajtur ajo bukë.

 

Gjergj Marku: Absolutisht po. Jetike pra.

 

Alma Çupi: Sa kilometra ke ecur?

 

Gjergj Marku: Kam bërë sa të duash. As unë nuk i kam numëruar. Bëhet fjalë për fillimin e vitit ‘91. Pasi mbarova ujin, ishte mal dhe nuk kisha ku të mbushja ujë, e fsheva këtë. Pas 17 vitesh kur jam klthyer kam shkuar atje ku e kisha fshehur dhe e gjeta prap. Këtë tani e mbaj si kujtim. Ajo bukë ishte bukë që e kishte gatuar gjyshja ime, e ruaj me nostalgji, prandaj e ruaj edhe te “Shtëpia e drerit” e kam futur si menu.

 

Pas 20 viteve në emigrim hapi biznes në vendlindje, Gjergj Marku: Kisha nostalgji për fshatin

 

“Histori Shqiptare”, udhëtoi këtë të diel drejt skajit më verior të Shqipërisë, për të na njohur me një bujtinë të veçantë të ndërtuar në një vend ku dikur nuk ka pasur asgjë, në bujtinën “Shtëpia e Drerit”.

 

Kjo bujtinë është e ndërtuar nga Gjergj Marku, i cili ka rrëfyer historinë e tij, ai ka jetuar për rreth 20 vite jashtë Shqipërisë e më pas u kthye pasi siç u shreh ai kishte nostalgji për fshatin.

 

Gjergj Marku: Unë kam ikur në Slloveni, nga Sllovenia në Gjermani dhe atje kalova gati 6 vite, pastaj u ktheva në Shqipëri, ndejta disa kohë dhe ika prap në Belkgjikë. Në Belgjikë kam jetuar 14 vjet. Të jem i sinqertë ngaqë ne jemi lindur në fshat. Atje ku lind dhe rritesh, deri në një farë moshe se adoleshencën e kam kaluar në Tamarë, ke atë nostalgjinë për vendin tënd. Unë erdha këtu ndërkohë që kisha shumë vite jashtë. 20 vjet nuk janë pak, me pasaportë europiane, nënshtetas europian. Po ti thuash dikujt apo shumë njerëve që e dinë, më thonë “ti nuk je normal, ne duam të gjithë të ikim, ti vjen këtu”.

 

Alma Çupi: Si thua ja ka vlejtur?

 

Gjergj Marku: Dëgjo! Gjithmonë të punosh ja vlen. Në fillim duket shumë e vështirfë se ku po arrin e deri ku po shkon, a ke mundësi të shkosh deri në fund. Është e lodhshme, është e vështirë, ka shumë sakrificva se ne na penalizojnë që nga transporti dhe shjumë gjëra që na penalizojnë, por me shumë pune e sakrificë ja kemi dalë. Për mua ja vlen./tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...