Eni Çobani rrëfen jetën e saj: Punoja si pedagoge, vjehrri i mbylli telefonin sekretares së universitetit dhe u bë shkak …

Eni Çobani e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, ka treguar dhe një histori që i ka ndodhur shumë vite më parë me vjehrrin për çështjen e mbiemrit.

 

Sipas Enit ajo ka qenë ndër të parat gra në ’98-ën që ka mbajtur mbiemrin e saj dhe jo të bashkëshortit. Por mesa duket në fillimet ka qenë pak e vështirë për vjehrrin e saj që të mësoheshe me këtë fakt. Ajo ka treguar kur punonte si pedagoge e merr në telefon sekretarja e departamentit dhe përgjigjet vjehrri. Kur i drejtohet me mbiemrin Çobani, ai ia mbyll telefonin duke i thënë se i ka rënë gabim.

 

Katerina Trungu: Gruaja duhet ta marrë mbiemrin e burrit?

Eni Çobani: Ja ke bërë pyetjen një zonje që… Unë besoj se duhet të kem qenë nga të parat ee e këtë duhet ta themi një çikë publikisht se këtë mbiemrin unë e mbajta më duket nga të parat në ’98-ën. Kam një histori të bukur me këtë. Në kohën kur kam qenë pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë s’kishim celularë edhe merr sekretaria për një mbledhje që kishim të departamentit, unë kam qenë pedagoge në departamentin publik.

 

Merr sekretarja e departamentit dhe thotë më falni, familja Çobani? Im vjehërr i prekur nga kjo gjë, i thotë jo e keni gabim dhe i mbyll telefonin. Unë në fakt dëgjova diçka i thashë babi çfarë ka? Më tha se ç’mori një vajzë dhe tha familja Çobani, ne jemi familja Shehu, nuk jemi familja Çobani. I thashë po me siguri duke e lidhur me mbiemrin tim nuk e ka ditur këtë gjë.

 

Nuk e mora vesh nga mori tha po ndoshta merr prapë. Sigurisht më pas edhe ata u mësuan dhe në një rast të dytë që kemi pasur një problem me ambulancën, pra duhet të vinte urgjenca edhe insistonte babai i Avenirit, thoshte thuaji tek shtëpia e Eni Çobanit. I thashë gjyshi për çfarë? Po s’ka gjë se kështu të njohin ty Eni Çobani.

Prindër duhet të kini shumë kujdes, nëѕe fëmijët tuaj ulen në këtë mënyre, duhet të leхoni këtë рatjetër!

Femijët falë kockave të tyre të njoma kanë mundësinë të bëjnë lëvizje e ulje të komplikuara. Sic është dhe ulja në formë “W” .   Ky...

Analizë nga ” Koha Jonë”: Shkodra të zgjedhë mes ekonomisë dhe politikës

Nga Lindita Kokoli dhe Jonida Halili Këto zgjedhje të 14 majit do të prodhojnë dy supriza të mëdha; Durrësin e fiton Igli Cara i PD,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME