E kujtoni Astritin e “Big Brother 1”? Sot qenka bërë boss dhe baba i dy djemve, ja si duket tani

Nostalgjia për kohët që kemi kaluar rritet çdo ditë e më shumë, e sigurisht që ndonjëherë kemi edhe mall. Jo vetëm për njerëzit, por edhe për programet që transmetoheshin në prime-time në televizionet shqiptare e që mblidhnin të madh e të vogël rreth tryezës familjare.

 

Nëse ju flasim për Big Brother, sigurisht që ju vijnë në mend shumë gjëra, e me siguri, i mbani mend edhe të gjithë banorët që merrnin pjesë për herë të parë në një reality show të tillë.

 

Kjo për faktin edhe se ishte edicioni i parë i këtij programi te madh që nuk ishte transmetuar kurrë më parë në Shqipëri.

 

E kur kanë kaluar më shumë se 15 vite nga sezoni i parë i “Big Brother”, besojmë se ju ka marrë malli të dini se ç’ka ndodhur me një nga banorët më karizmatikë e më gallatë të këtij formati, Astrit Sinakolin, i njohur gjerësisht si “Titi i Big Brother 1”. Ai vijon të mbahet mend edhe sot e kësaj dite nga të gjithë.

 

Sa i përket jetës së tij jashtë shtëpisë së Big Brother, Astriti ka vijuar normalisht jetën në fshat, aty ku jetonte edhe para se të futej në këtë reality show. Ai është baba i dy djemve, Drilonit dhe Dardanit dhe është pronar i një lokali në fshatin e tij.

 

Nga disa foto të publikuara në rrjetin e tij social, ‘Facebook’, shihet që Astriti ka ndryshuar paksa, teksa ka shtuar në peshë, por në pamje duket se ka mbetur po i njëjti pas kaq shumë vitesh.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...