“Merkato televizive”, Juli Xhokaxhi largohet pas 12 vitesh nga “Abc news”, rikthehet me “Zonë e lirë” Arian Cani, ja ku do i shohim

Gazetarja dhe spikerja e njohur e lajmeve, Juli Xhokaxhi pas 12 vitesh, nuk do të jetë më pjesë e televizionin “Abc news”. Lajmin e ka bërë me dije vetë Xhokaxhi me anë të një postimi në rrjetet sociale, kur tregon se tashmë do ta shohim në logon e “Top Channel”.

 

“Dicka me shume se 12 vite ne ekranin e ABC Neës. Koha per te lene “Ishullin”. Nuk di te numeroj oret e transmetimeve live, edicionet e lajmeve dhe emisionet politike. Ngjarje te bukura e te shemtuara. Falenderim per koleget, drejtuesit nder vite. Mirenjohje per shikuesit dhe mbeshtetjen e tyre. Nga e hena nis nje eksperience te re ne Top Channel. Cdo dite nga ora 15.00 deri ne 16.30 me “Top Talk” shkruan spikerja në postimin e saj.

 

Ndërkohë pavarësisht ikjeve “Abc neës”-it i është bashkuar gazetari i njohur Arian Çani, i cili në këtë televizion do të vijojë promgramin e tij “Zonë e lirë” të premteve në orën 21:00. Prej kohësh ishte përfolur se Arianin do ta shihnim në ekrane të ndryshme, por së fundmi është vendosur që Cani do të jetë pjesë e “Abc News”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...