Këta janë dy banorët e vetëm që nuk shkuan në dasmën e Luizit dhe Kiarës

Puthja dhe martesa e improvizuar mes Luizit dhe Kiarës, shënoi momentin më të bukur në shtëpi përgjatë kësaj kohe. Teksa të gjithë banorët iu bashkuan çiftit për të gëzuar bashkë me to, Dea shprehu dëshirën për të mos shkuar në dasmë.

 

Ajo i tha Amosit se nuk ka dëshirë fare të shkojë dhe ashtu bënë. Të dy nuk u bashkuan me pjesën tjetër të banorëve, por qëndruan të distancuar.

 

Luizi së bashku me artistin e mirënjohur Altin Shira kanë kënduar në “dasmën” e këngëtarit Ejlli brenda shtëpisë së Big Brother. Ai u betua për dashuri të përjetshme sonte së bashku me moderatoren Kiara Tiro. Madje ata shkëmbyen dhe puthjen e shumëpritur.

 

Por teksa këngëtari ishte duke kënduar, moderatorja nuk ka mbajtur dot lotët. “E kam pirë dashurinë tëndë, më ka dehur trup e mendje”, janë disa nga vargjet që kanë emocionuar Kiarën.

 

I ftuar në dasmë ishte këngëtari Altin Shira, i cili pas këngëve të dasmës, këndoi një baladë me Luizin. Bëhet fjalë për këngën “Më harro”. Teksa Luizi dhe Altinin këndonin, nusja Kiara u përlot dhe kërkoi të ndalonin.

 

Kiara dhe Luizi kanë shkëmbyer ditën e sotme puthje ne parë mes tyre në shtëpinë e Big Brother VIP. Gjithçka ka ndodhu gjatë provës së dasmës, ku Kiara dhe Luizi ishin çifti që do të martohej.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...