Amerikani dashurohet me Shqipërinë: Më pëlqen shumë byreku me mish edhe bakllavaja

Clayvion Winn është një amerikan që ka një dashuri shumë të madhe për Shqipërinë, për gjuhën tonë, për këngët, madje edhe për vallet tradicionale.

 

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Winn shpalosi flamurin kuq e zi të cilën e mban në shtëpi.Win u shpreh se do të ishte i nderuar që të kishte pasaportën shqiptare.

 

“Kam dashuri për shqiponjën. Po. Do të isha i nderuar që ta kisha. Miqtë e mi më thonë, duhet ta kesh pasaportën shqiptare, duhet të jesh një shtetas shqiptar, duhet të jesh ambasador i Shqipërisë. Çdo gjë është e mundur”, theksoi ai.

 

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Winn tregoi disa nga ushqimet tradicionale shqiptare që janë të preferuarit e tij.

 

“Të gjitha. Pite me mish, bakllava, fli, shumë e mirë. Bukë me djath, byrek me mish, qebapi. Më pëlqejnë të gjitha. Fasule me suxhuk, po. I blej këto ushqime, shkoj në restorant. Nuk është problem”, theksoi ai.

 

Kënga “Kthehuni”, është e para që ai ka mësuar në gjuhën shqipe.“Po, pak. Shkolla, të gjithë shokët flasin shqip. Të gjithë shqiptarë, në shkollë edhe në punë. Punoj në departamentin e postës, të shpërndarjes së paketimeve.Janë nga Shqipëria dhe Kosova. Ishte kënga “Kthehuni”. Shokët e mi ma treguan në internet”, theksoi ai.

Horoskopi 22 Mars 2023, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi   Shëndeti do jetë i mirë pavarësisht orarit të ngarkuar. Financiarisht do mbeteni te forte. Do të hasni shumë mundësi për të fituar para. Sot...

Kiara merr surprizën nga Italia, vëllai i vogël. A e pëlqen Luizin?

Kiara u surprizua mbrëmjen e sotme nga vëllai saj i vogël, që ndodhet në Itali. Ajo kishte mundësinë të fliste me kamera me të,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME