Rama bëhet i “gjallë” pas disa ditësh dhe tregon pse ka munguar: Kujdes me këtë gripin, se e hoqa vetë dhe…

Kryeministri Edi Rama është shfaqur pas disa ditësh dhe ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, teksa u uron shqiptarëve një javë të mbarë.

 

Ai u shpreh se kishte kaluar gripin, të cilën e quajti një “flamë”, teksa tha se nuk e kishte ndalur komunikimin edhe gjatë këtyre ditëve me grupin e punës.

 

Ndër të tjera kreu i qeverisë ka folur edhe për paketën mbështetëse duke thënë se i ka dhënë një ndihmë të madhe 1 milion qytetarëve që përfitonin nga kjo paketë.

 

“Përshëndetje dhe një javë të mbarë. Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe realisht nuk të bëjnë për burrë. Gjithsesi nuk e kam ndalur komunikimin tim me skuadrën time sidomos me financat për disa politika të reja. Duke nisur nga paga minimale tek pagat për disa kategori të veçantash njerëzore.

 

Mbështetja e mjekëve ushtrakëve, policëve që kanë një familje të re. Pakoja tjetër për pensionistët e domosdoshme në pranverë nga rindarja e taksës së jashtëzakonshme mbi eksportusit e mëdheNj të energjisë.

 

Na vjen mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm 1 milion përfituesit e saj, çka vihet re dhe në një rritje të kënaqshme të konsumit. Po e dimë që duhet akoma pa diskutim, sidomos për ata që punojnë me pagë minimale në sektorin privat, sidomos ata në prodhim që duhet të paguhen më shumë dhe sa më parë. Së shpejti do t’i diskutojmë dhe vendosim në qeveri e patjetër t’i bëjmë me dije këto politika që e thellojnë më tej profilin e kësaj qeverie të shumicës”, tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...