Vjen oferta e madhe per Luizin dhe pse eshte akoma brenda ne BBV. Kontrata e pare i ofrohet nga…

Këngëtari shkodran Luiz Ejlli, tashmë banor i Big Brother VIP Albania, në një muaj qëndrim në këtë shtëpi ka arritur që të bëhet një prej njerëzve më të dashur për shqiptarët.

 

Ai ka arritur gati në një miliard shikime në rrjetet sociale. Por një tjetër gjë që ka rënë në sy gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBVA2 është se Luizi është i apasionuar pas pijes energjike ‘Golden Eagle” që prodhohet nga kompania kosovare “Frutex” me seli në Suharekë.

 

Në biseda të shumta nëpër shtëpi, Luizi thotë se pasi të dalë nga aty do të fillojë punën në këtë kompani, mbase si komercialist në Shkodër.

Luizi i cili pi disa kanaçe me këtë pije gjatë ditës një ditë në shaka ka kërkuar nga kompania që në kanaçe të vënë fotografinë e tij. Ndonëse Luizi nuk di asgjë, dashurinë e tij për pijen “Golden Eagle” e ka parë edhe pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi.

 

Palushi në një intervistë për “Demokracia.com” ka thënë se Luiz Ejlli, pasi të dalë nga BBVA2 do të shpallet “Ambasador” për Shqipëri i kësaj pijeje.

 

Pronari i “Frutex” thënë se tashmë është herët për t’ia bërë të ditur Luizit këto sepse me rregullat e reality show-t nuk mund të favorizohet një banor.Ai thotë se paraprakisht nuk ka pasur ndonjë marrëveshje me Luizin, por duket se atij i pëlqen vet pija kosovare.

 

“Për herë të parë për Luizin kam dëgjuar që Big Brother dhe nuk kemi pasur asnjë komunikim apo marrëveshje paraprake. Duket se ai është një fans i Golden Eagle sepse ndryshe ai do të fliste por nuk da ta konsumonte. Duke se ai ka besim dhe dashuri për këtë produkt. Ne ende nuk kemi marrë ndonjë qëndrim, por ajo që presim dhe besojmë që do të ndodhë është e kufizuar sepse nuk guxojmë të brenda Big Brother ne ta favorizojmë dhe këtë nuk na e mundëson Top Channel por ajo që po mendojmë që e meriton Luizi është që të shpallet ambasador i Golden Eagle për vitin 2023 për Shqipëri dhe do të mbështet edhe financiarisht”, ka thënë Palushi./ Demokracia.

 

@lejlaash_

@Demokracia #goldeneagle #shaqirpalushi #Luiz #bigbrothervipalbania #ambasador

♬ original sound – Lejla

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...