Përhapja e gripit, a duhen marrë masa…? Shqipëria krahasuar me Europën është më nivel …

Edhe pse numri i rasteve të infektuara me viruset e gripit është në rritje, Shqipëria konsiderohet në nivel mesatar të përhapjes së tyre, tyre krahasuar me vendet e tjera në Europë.

 

Por situata epidemiologjike në vend është e rënduar për shkak se qarkullojnë edhe viruse të tjera përfshirë virusin respirator sinsicial dhe Covid 19.

 

“Kurba është në rritje, por nuk ka pasur humbje jete me shkak gripin”, thotë Silva Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive.

 

Shërbimi infektiv ka raportuar javën që kaloi edhe për raste me meningit dhe encefalit, por Bino thekson se në këtë periudhë, problem më i madh janë komplikacione që shkaktojnë viruset e gripit në mushkëri. Kjo ka bërë që në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Shërbimin Infektiv dhe në pediatri të ketë ngarkesë.

 

“Duhet kujdes, si te fëmijët 2 vjeç, por edhe mbi 65 vjeç, pasi shfaqin forma të rëndë”.

 

Bino thekson se situata epidemiologjike po monitorohet, por qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë simptomat që u shfaqen pasi gripi shkakton humbje jete.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...