Megi Doçi e pandalshme, “rrëmben” dhe trofeun e “Topit të Artë”

“Këpuca e Artë” nuk ishte e mjaftueshme për superyllin e futbollit të femrave, Megi Doçi. Vajza nga Burreli mahinti gjithë futbolldashësit shqiptarë me paraqitjet e saj dhe sot u nderua nga Federata Shqiptare e Futbollit me “Topin e Artë 2022”.

 

Përveçse arriti të kualifikonte “shkodranet” në Uefa Womens Champions League, burrelsja Megi Doçi nuk u ndal me kaq, me lideren e Vllaznisë, që shënoi dhe golin e vetëm për “shkodranet” , ku me një super goditje dënimi ndëshkoi spanjollet e Real Madrid.

 

Doçi mori “Topin e Artë” për femra nga kryeministri i vendit Edi Rama, nderim ky që emocioni jo pak “fantazisten” e Vllaznisë.

 

“Ndihem e emocionuar, pasi është e veçantë që shpërblehet puna e vazhdueshme ndër vite. Unë kam bërë gjithçka që të jap gjithçka me Vllazninë dhe ekipin kombëtar. Një falënderim i veçantë për trajnerët dhe kapitenët që më votuan për këtë çmim.

 

Sigurisht dhe një falënderim për shoqet e ekipit që shkëlqyen në Champions dhe dhanë gjithçka. Falënderimet janë të shumta dhe nuk dua të lë pa përmendur dhe presidentin Armando Duka që i ka qëndruar afër këtij sporti“,- u shpreh futbollistja pas marrjes së trofeut.

Rikthehen mbetjet tek “Varrezat e Dëshmorëve”/E moshuara: Janë helmuar disa bagëti, ka mbetje të rrezikshme

Muajt e fundit kanë nisur që të rikthehen serish mbetjet inerte pranë Varrezave të Dëshmorëve në periferi të Shkodrës gjë e cila është kthyer...

Marjan Ndershtiqaj, me ekipin drejt fitores më 11 Maj, çdo hap më afër realizimit të vizionit për Shkodrën tonë

Me ekipin drejt fitores më 11 Maj, çdo hap më afër realizimit të vizionit për Shkodrën tonë më të fortë dhe më të zhvilluar. #PS🌹 #PërShkodrën...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndershtiqaj: Strukturat e PS në ZAZ2, familja ime e dytë

Marjan Ndershtiqaj ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë...

AKU Shkodër bllokon vezë të pasigurta/Haderi: U gjobitën 2 subjekte

Pas marrjes së informacionit për një alert në lidhje...