Baton Haxhiu na habit: Nuk mund të jesh i varfër dhe të kuptosh Big Brother!

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV”, gazetari dhe analisti i njohur Baton Haxhiu ka folur edhe për realitetin show që po tërheq vëmendjen e publikut sot, për reality show Big Brother.

 

Analisti shprehet se nuk është kundër një formati të tillë por realiteti social në të cilin jetojmë nuk është i përgatitur për emisione të tilla.

 

“Nuk kam asgjë kundër që një pjesë e popullatës të ketë show. Problemi është se disa emisione janë bërë pjesë e jetës. Disa mediume udhëhiqen mbi këto kritere që janë të përmasave dhe investimeve sikur të kishim 70 mln banorë. Nuk mund t’i ngjajmë dikujt me 70 mln banorë kur jemi 3 mln.

 

Njerëzit nuk duan ta shohin veten mbi realitetin që jetojnë, por mbi atë se si do të duket një atmosferë e jetës së tyre. Kjo është shkak që edhe shumë njerëz ikin jashtë pasi mendojnë se jeta diku jashtë është e tillë.

 

Nëse ne mendojmë që një Big Brother, një realitet që sociologët e kanë parë se është i nevojshëm që një shtresë tjetër të hyjë dhe të komunikojë me njeri-tjetrin, nuk jam kundër këtyre emisioneve,

 

por nuk i kuptojmë, nuk mund të jetosh me varfëri ekstreme me gati 20% dhe ta kuptosh Big Brother pasi është shock social i madh. Duke analizuar kontekstin social ku jetojmë tregojmë se sa pa shije jemi në emisione.”, u shpreh Baton Haxhiu. /Dritare.net

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...