Thirrje nga farmacistja: Mos bëni dush me ujë të nxehtë në dimër sepse do e pësoni keq

Farmacistja Amarilda Lame është shprehur se duhen shmangur dushet me ujë të nxehtë sepse kjo mund të dëmtojë lëkurën.

 

Ndërsa është folur për sëmundjet e lëkurës Lame e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania , theksoi se duhet kujdes me stilin e jetës, ushqimin, dhe gjumin.

 

“Duhen shmangur dushet me ujë të nxehtë, duhet kujdes në stilin e jetesës, ushqimi, gjumi i mirë. Në momentin që kemi një rënie të imunitetit, normalisht këto probleme dalin më në pah dhe agravohen më shumë.”- theksoi ajo.

 

Dermatologia Albana Lufi është shprehur se kremi i diellit duhet të përdoret gjatë gjithë kohës e sidomos në vendet ku ka dëborë.

 

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se ndikojnë një sërë faktorësh që lëkura të jetë e shëndetshme, që kanë të bëjnë me reduktimin e stresit, gjumi dhe hidratantët e lëkurës.

 

“Që lëkura të jetë e shëndetshme duhet të ndikojë një kompleks faktorësh . Nuk duhet të mjaftohemi vetëm me sasinë e lëngjeve. Duhet të reduktojmë stresin, duhet të hidratojmë lëkurën duke përdorur kremërat. Duhet të flejmë mkaftueshëm, duhet të mbrojmë lëkurën ndaj rrezatimit diellor sidomos në periudhat kur ne shkojmë në ski, kur jemi në periudhën e pushimit. SPF,kremi ndaj diellit është shumë i rëndësishëm në vendet me dëborë.”- tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...