Polici i Rrugores ngacmon në krye të detyrës Delinda Dishën, aktorja e turpëron publikisht (foto)

Aktorja Delinda Disha është përballur së fundmi me një situatë aspak të këndshme. Ajo është përballur me një polic që sipas saj pasi i ka vënë gjobën “e ka gjuajtur”.

 

Ajo nuk ka nguruar as të publikojë emrin e policit në fjalë. “Ruhuni o gra, vajza, nëna, motra se sot keni në qarkullim një polic që përveç gjobës ju bën dhe si kodosh….

 

Eh kur do dhe polici në orar të punës të gjuaj për laraska. Drejtoria të marrë masa për policët që shkelin etikën e punës dhe klaojnë kufinjtë e komunikimit, nuk respektojnë uniformën”, shkruan Delinda e cila më pas ka marrë shumë mesazhe të vajzave që janë gjendr në të njejtën situatë.

 

Delinda Disha ka folur sërish për binjakët që humbi disa muaj më parë. Aktorja ishte e ftuar në “Natë me Aulonën” ku rrëfeu se ajo dhe partneri i saj e dëshironin shumë një fëmijë të dytë. Ajo shtoi se ndonëse nuk e ka pasur aspak të lehtë ta kalojë këtë periudhë, ka qenë familja e saj që e ka ndihmuar.

 

“Ne i dëshironim shumë ose e dëshironim shumë një fëmijë të dytë, ta zgjeronim familjen tonë, dhe nuk ishte një ishin dy. Por fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodhi dhe zgjati shumë pak, vetëm tre muaj. Është dashur mbi një muaj që të marr veten, por nëse do ta përshkruaj me fjalë tamam.

 

E kam ngrënë veten me dhëmbë në sensin e mirë të fjalës. Kur shikoja Dasantinin që rritej çdo ditë, që edhe ai më jepte suport, Eldo në mënyrë të padiskutueshme, familja ime, dhe ja ku jam sot. Më kanë bërë përshtypje mesazhet pafund që më vinin, nuk isha e vetmja që e kisha kaluar këtë gjë”, tha ajo.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME