Zbulohen 3 banorët më të pëlqyer deri tani në ‘Big Brother VIP Albania’…

Dinamikat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” ndryshojnë nga dita në ditë, por diçka është e sigurt: Deri tani, 3 duket të jenë banorët më të pëlqyer nga publiku.

 

Si mbërritëm në këtë përfundim? Duke marrë në konsideratë dinamikat brenda shtëpisë, komentet e njerëzve në rrjete sociale dhe sondazhet e Anabel. Në vendin e dytë dhe të tretë qëndrojnë Kiara dhe Efi. Të dyja vajzat mund të ndërrojnë lehtësisht vendet me njëra-tjetrën.

 

Kiara është një personazh që padyshim është vendosur në qendër të vëmendjes nga interesi që Luizi ka treguar për të. Me qetësinë e saj, natyrën jokonfliktuale në një shtëpi ku nuk mbarojnë debatet, jo më kot Kiara pëlqehet nga një pjesë e konsiderueshme e shikuesve. Plus, romanca gjithmonë ngjall interes në publik.

 

Efi, nga ana tjetër, është gjithashtu një konkurrente e fortë, të cilën jo pak njerëz e shohin edhe finaliste. Efi nuk ka pasur frikë të shprehë mendimin e saj në shumë debate, të “ndajë shapin nga sheqeri” pa tone ulëritëse, pa bërtitur, pa bërë thashetheme në çdo cep të shtëpisë.

 

Efi ka qenë një nga personazhet që ka kundërshtuar figura të forta në shtëpi – si Olta dhe Luizi – por në të njëjtën kohë u ka dhënë të drejtë kur, sipas mendimit të saj, kanë pasur të drejtë. Kjo gjë e ka pozicionuar atë si një konkurrente të fortë, të drejtë dhe me gjykim të ftohtë. Njerëz të tjerë preferojnë edhe raportin që ajo ka me Luizin.

 

Në vend të parë, siç me siguri prisni, Luizi. Për vetë situatat që ka sjellë brenda shtëpisë, dinamikat që ka shkaktuar, faktin që të gjithë banorët merren me të, Luizi është deri tani konkurrenti me më shumë probabilitet për të fituar.

 

Emra të tjerë që kanë fituar një farë simpatie te publiku mund të përmendim edhe Kristin dhe Armaldon.

 

Ndërkohë, ndonëse aktualisht nuk ka përkrahjen nga publiku në nivelet e Luizit, një element i rëndësishëm i lojës dhe i gjithë konflikteve brenda saj, është padyshim Olta Gixhari.

 

Mbetet për t’u theksuar se ka kaluar vetëm 1/3 e lojës. Kemi ende për të parë. Shumë gjëra mund të ndryshojnë.

“Olta, femër bu…”, Deizi bën reagimin e fortë për videon e Efit: Pa moral dhe llumin e shoqërisë

Deizi Arapi, e njohur ndryshe si “gangsterja e Bilishtit” ka reaguar për situatën e krijuar së fundmi në Big Brother mes aktores Olta Gixhari...

Top Channel demaskon Amosin, bëri pyetjen anonime më të turpshme ndaj Oltës

Një nga rubrikat më të përmendura të kësaj jave në Big Brother VIP ishte ajo e pyetjeve anonime brenda shtëpisë. Secili banor ka shkruar...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME