“Vdes me merak ta shoh njëherë”, me lot në sy babai kërkon bijën që nuk e ka parë prej 20 vjetësh

Gjergji, babai i Jetmirës ka ardhur në rubrikën e “Ka Një Mesazh Për Ty” të “E diela shqiptare” në Tv Klan për të kërkuar vajzën nga martesa e dytë me të cilën ka humbur kontaktet.

 

Prej vitesh, ai qëndron në një azil në Shkodër me një dëshirë shumë të fortë që veç Jetmirës, vajzës që ka nga martesa e parë dhe ka mundur ta njohë, të takojë Lilianën, vajzën nga martesa e dytë. Për më shumë se 20 vjet, ai nuk e ka takuar dot Lilianën.

 

Gjergji: Jam me shumë vuajtje tash e disa vjet, rri në azil pleqsh në Shkodër, dal para këtij populli se kam 20 e ca vjet që nuk shoh një fëmijë. Brenda Shqipërisë është, e ka privatizuar e ëma. Është e sëmurë me epilepsi, kam vuajtur shumë në spitale me të.

Ardit Gjebrea: Më trego pak, kjo vajzë është e vetmja që ti ke?

 

Gjergji: Jo, kjo është e dyta. Edhe me të parën kështu kam vuajtur. 11 Prill ’85 datëlindja, më 12 Qershor e ka marrë e ëma, Kristina. Nga kushtet e vështira, ajo ishte shumë e re, nuk kishte mundësi për të jetuar në Orosh të Mirditës.

 

Gjergji tregon se ai ishte 37 vjeç kur e ka njohur Kristinën, ndërsa ajo 17 dhe shkas janë bërë prindërit e tyre. Ai konfirmon tregimin e Kristinës se jetesa me prindërit e tij ishte shumë e vështirë për një vajzë të re ndaj dhe ajo mori Jetmirën e u largua. Ai u rimartua me një grua tjetër dhe në jetë erdhi Liliana, vajza tjetër që është arsyeja pse ai ka ardhur.

 

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin vajza?

Gjergji: Liliana.

 

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin vajza e parë?

Gjergji: Jetmira.

Ardit Gjebrea: Ti ke Jetmirën dhe Lilianën.

 

Gjergji: Po.

Ardit Gjebrea: Këto dy vajza ke?

Gjergji: Këto dy vajza kam.

 

Ardit Gjebrea: Jetmirën e ke takuar, Lilianën nuk e ke takuar. E ke kërkuar?

 

Gjergji: Për ta kërkuar, e kam kërkuar boll. Por ma ka mbyllur derën njëherë e mirë dhe nuk e gjej më. Vdes me merak që ta shoh atë fëmijë njëherë, nuk ia prish jetesën në botë, nuk dua asgjë prej gjëje, veç ta shoh, të kem një fotografi, kur të jem te azili ta shoh. Nuk i prish qetësinë askujt në botë.

 

Ardit Gjebrea: Ti vetëm do që ta takosh njëherë në jetë?

 

Gjergji: Unë dua vetëm që ta takoj njëherë në jetë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...