“Kam dy fëmijë dhe një shtëpi buzë detit”- Vajza e Mark Frrokut flet për jetën në SHBA, marrëdhënia e saj me njerkën, Rudina Dembacaj

Rudina Dembacaj është ndër personazhet që më së shumti publikon detaje edhe nga jeta e saj e përditshme.

 

Martesa e saj me ish-deputetin Mark Frroku, e ka shndërruar çiftin ndër dyshet më të komentuara. Vetë aktorja e humorit ndaj edhe detaje rreth jetës që bëjnë edhe me fëmijët e tyre. Ashtu si vetë Rudina e ka thënë disa herë, me fëmijët ka një marrëdhënie të shkëlqyer.

 

 

Por, ajo që shohim më rrallë në foto është vajza e madhe e Mark Frrokut, Mara. Kjo për faktin sepse ajo jeton e punon në SHBA, ndaj edhe vizitat në familje i ka më të rralla.

 

Megjithatë në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit detaje nga jeta e saj, duke i çuditur jo pak. Ndjekësit e kanë pyetur për jetën e saj private dhe dikush e pyet nëse është e martuar. Përgjigja e Marës ka qenë surprizuese.

 

“Po, kam edhe dy fëmijë dhe një vilë në bregdet”. Nuk dihet nëse përgjigja e saj ka qenë ironike për ndjekësit, apo realisht Mara është bërë nënë në SHBA dhe lajmin ka vendosur ta mbajë të fshehtë nga fama që gëzon familja e saj në Tiranë.

 

Në daljet e saj në Tiranë ajo shfaqet gjithnjë me familjen, duke na treguar tablonë e një familje të bashkuar.

 

“Mara me njerkën e saj. E dija që do bëhem grua, jam bijë, motër, nënë por kurrë nuk kam menduar më parë, që do isha dhe njerkë. Më ka plotësuar pa fund dashuria për fëmijët e burrit tim. Ju dua shumë(është foto e gushtit se jemi pak larg gjeografikisht)”, shkruante Rudina asokohe, duke i mbyllur kështu gojën të gjithëve rreth raportit që ka me vajzën e madhe të burrit të saj.

 

Ndërkohë ashtu si vetë aktorja është shprehur, dyshja po programon për të bërë një tjetër fëmijë. Rudina Dembacaj ka folur së fundmi në lidhje me planet e saj për të pasur një fëmijë me Mark Frrokun.

 

Aktorja e humorit është pyetur shpesh herë na ndjekësit në lidhje me këtë temë por ajo asnjëherë nuk e ka pasur një përgjigje të saktë.

 

Së fundmi Rudina së bashku me motrën e saj Jeredën, ishin të ftuara në programin “Rudina”, ku për herë të parë folën për marrëdhënien e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën. Ndërkaq Rudina zbuloi planin që ka për të pasur një fëmijë të dytë.

 

“Unë bëj sikur e kam në plan. Kjo është një temë që është diskutuar shumë mes meje dhe bashkëshortit tim”, tha ajo.

 

“Në fakt, me dashurinë që ka Marku për fëmijët shpesh herë më vjen keq mos ta bëj dhe një tjetër dhe do nisesha kryesisht nga Marku se Viktoria ka Hanën. Ato janë dy motra dhe nuk do nisesha me idenë mos e lë Vikin vetëm, por unë duhet ta ndiej njëherë të nevojshme se vetëm po e shty këtë planin e fëmijës dhe gjynah nga Zoti ta diskutojmë kaq shumë. Kur të ndihem gati, ende nuk ndihem gati”, theksoi aktorja e humorit.

“Do ta marr…”/ Zbulohet çfarë i tha Luizi në vesh Efit pak sekonda para largimit nga shtëpia

Një nominim i papritur ka tronditur mbrëmjne e djeshme shtëpinë më të njohur të Big Brother VIP, teksa e drejta e zgjedhjes iu la...

E pazakontë/ Dëbohen 15 pasagjerë nga fluturimi, zbulohet arsyeja (Video)

15 persona janë dëbuar nga avioni me të cilin po udhëtonin, për shkak se janë zënë se kush do të ulej afër dritares.   Sherri masiv...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME